Kanceri i mëlçisë

Kanceri i mëlçisë

kanceri i melcise

Përkufizim i përgjithshëm i sëmundjes
Karcinoma hepato qelizore është një  tumor i përbërë nga qeliza të ngjashme me hepatocitet që shpesh herë zhvillohen në terren të një ciroze hepatike e mund të lëshojnë metastaza në rrugë vaskulare dhe hepatike.
Ajo bën pjesë në tumoret epiteliale parësore që zhvillohen duke u nisur nga qelizat paranhimatozë të mëlcisë.

Etiologjia

  1. Ciroza e shkaktuar nga hepatiti viral, alkolizmi është sëmundje metabolike si hemokromatoza e deficensa e alfa  i antitripsinës;
  2. Intoksikacionet kronike nga virusi B dhe virusi C;
  3. Obstruksioni venoz i venave kava;
  4. Steroidet androgjene;
  5. Vinilkloridi e thoratrasti;

Patogjeneza
Zhvillimi i kancerit parësor të mëlcisë bëhet në mënyrë multicentrike, mbasi në mëlcinë cirotike lindin qeliza të shumta me dy ose tre bërthama hipërkromatike me nukleola të mëdha të atipit  nukleorë  e kështu kemi shndërrimin e cerozës në kancër të mëlcisë.
Displazia hepatoqelizore e cila ndoshta përfaqëson një modifikim prekanceroz gjatë cirozës dhe lidhet me praninë e një infeksioni kronik me virusin B të hepatitit .
Këto hepatocite janë të afta të ëprpunojnë alfa-I- fetoproteinën e mund të bëjnë një popullim displazik prekanceroz.

Nga ana anatomopatologjike, maskroskopikisht mëlcia duket e smadhuar me pamje nodulare.
Mëlcia ka një hipërvaskularizëm arteriar, makroskopisht dallohen  tre lloj formash:

  1. Karcinoma masive ku është prekur gjithë mëlcia;
  2. Karcinoma nodulare, ku nji nga nodulet është me i madh se tjetri;
  3. Karcinoma difuze mikronodulare  e përbërë me noduj të vegjël të shpërndaë në të gjithë mëlçinë .

Mikroskopikisht kemi malenjizmin e qelizave  paranhimatozë  të mëlçisë,  qeliza  malinjë janë  më të vogla  se  qelizat normale.
Qelizat malinje janë  poligonale  me citoplazmë granulore  dhe qeliza gjigande me dy  ose tre  bërthama  atipikë.

Klinika
Sëmundja mund të  fillojë me   shenjat  e një cirrozë të mëlçisë  infeksionit  të rrugëve biljale apo  të tubit  tretës.
Të sëmurët  ankohen për rendim  në  epigastrum, në hipokondrin e djathtë  që mund të  përhapen  dhe në  shpatullën e djathtë.
Dhimbjet   forcohen  gjatë  kollës, frymëmarrjes,  ecjes ose  lëvizjes së trupit .
Të sëmurët  ankohen për dobësi  të përgjithshme, humbje në peshë, turbullime  digjistive si anoreksi, të përzjera ose të vjella, kapsllëk apo diarre.
Herë  tjetër mund të kenë temperaturë që vjen nga autoliza   neoplazike ose nga infeksionet  dytësore. Ikteri është i tipit mekanik, kemi epistaksis,  ekimoza e petebje  hemoragjike në lëkurë.
Të sëmurët kanë prurit, hipoglicemi, somleucë, gjëndje stupurozë deri në koma  hepatike, mund të fillojë si dramë abdominaleme hematemezise  e hemoperitoneum.
Sipërfaqja e mëlçisë është e lëmuar,  kosistenca është e fortë  në  formën  nodular.
Sipërfaqja e mëlçisë është e parregullt.
Kemi  dhe palmat hepatike në kanceret ciroza.
Kemi ascist  nga trompoza e vena ose e degëve të saj, mund të jetë likidi ascitik hemoragjik.
Mund të kemi dhe pak likid në pleurë  që vjen  nga  metastazat pulmonare në stadet e mëvonshme .
Kjo  është arsyeja  që  të  sëmurët  paraqesin dispne e cila  mund  të vijë  nga konprimimi  i  diafragmës  ose  prekjes  së diafragmës  nga   masa  tumorale.
Në gjak kemi  anemi  hipokrome, por mund   të  kemi  dhe poliglibuli. Kemi  leukocitozëderi në 10000, euzofili , eritrosedimentim të  lartë, rritje të  dy glabulinave,  rritje e  fibrinogjenit, rritje të fosfatazës alkaline.antigjenti australia pozitiv.

Ekzaminim   radiologjik
Në pulmon kemi  formacion nodulare. Në egzofag kemi varice , në grafi kalcifike  të mëlcisë  e cila  është e zmadhuar. Ndihmon shintigrafia për evidentimin e masës tumorale. Laboroskopia lejon  të shihen me sy masat  tumorale.
Masat  tumorale  të  rrumbullakta bëhen me  zonat hipërekogeniteti jepen me anë të ECHOS.
Bëhet  ekzaminimi  dhe me ECHO  tridimensionale  doppler ku  shihen  strukturat  tridimensionale hipërvaskulare të  tumorit.
Skaneri  jep  informacione për përhapjen e  informacionet  patologjik në qoftë së mendohet  për  ndërhyrje  kirurgjikale .
Përdoret  rezonanca magnetike që jep  të dhënat  si  dhe  skaneri  por  jep të  dhënat më   të  sakta   për   vaskularizëm  e  tumorit.

Diagnoza
Mëlcia është e fortë e zmadhuar me  sipërfaqe të rregullt.
Preken  formacione  nodulare  që  dhembin, ndihmon  dhe laboratori në  ekzaminimet e  tjera.
Prognoza – është shumë  e  rëndë.

Mjekimi
Ndërhyrje  kirurgjikale,  segmentale,  hepatektonemi  e  pjesshme  dhe  hemihepatektomi  e  zgjeruar.  Rekomandohet kimioterapia dhe  radioterapia.

Kanceri primar i mëlcisë
Kanceri primar i mëlçisë përshkruhet  si  një   sëmundje e  rrallë, por  në  bazë  të të  dhënave të sotme kemi një shtim të rasteve të kësaj sëmundjeje.
Ky kancer  prek më shumë meshkujt sesa femra  në  raport 4:1  kurse  në fëmijet prekja është në raport  2:1. Nga faktorët që  ndikojnë  në zhvillimin e këtij  lloj kancerit  faktor  primar përmëndet : cirroza  hepatike  të  cilat  i  gjejmë në  2/3 e rasteve të kancerit primar të  mëlçisë.
Ai shfaqet më tepër në cirrozat post-neukromatike se sa në ato portale.
Mjaft e  shpeshtë është dhe vendosja e kancerit primar mbi një atrofi të verdhë akute të mëlçisë.
Përsa u përket cirrozave alkolike ai  gjendet në format  kronike  të përparuara të sumndjes dhe  shumë   rrallë mbi distrofitë  dhjamore.
Kanceri primar i mëlçisë shoqeron shpesh hemokromatozat, por jo më shpesh se format e tjera  të cirrozave.
Hepatiti viral në një masë më të kufizuar mund  të formojë  terrenin  e  përshtatshëm të zhvillimit të kancerit të mëlçisë.
Përveç këtyre  kanceri  shoqerohet dhe me sëmundje  kronike si: turbekulozi, sifilizi, lepra, malarja etj. Po ashtu dhe me sëmundje virotike.
Zhvillimi i kancerit pimar të mëlçisë , veçanërisht kur është vecarisht kur është fjala për kancer-cirrozë, bëhet në mënyrë  multicentrike.
Për kancerin nodular veçanërisht kur nuk  zhvillohet mbi  cirrozë, mendohet  se  është unicentrik me  metastaza intrahepatike.
Përsa i  përket  kancer-cirrozë mendohet  se  kanceri nuk  zhvillohet  as më parë dhe  as  njëkohësisht  me  ciirrozën por  në heparin   cirrotik  lindin  celula  të  shumta  me  dy  ose  më tepër bërthama  hipërkromatike  me  nuklone të mëdhenj.

Diagnoza e këtij kancerit është shumë e vështirë, sëmundja takon meshkuj mbi moshën 50 vjeç .
Shfaqet zmadhim i mëlçisë, kryesisht në lobin e esaj të dhjathtë, me një konsistencë shumë të fortë  sipërfaqja e parregullt, temperaturë dhe acist, vezanërisht kur ky është hemoragjik.

Për përcaktimin e diagnozës me përpikmëri, rëndësi të veçantë kanë laparoskopia, dhe punksioni biopsi i drejtuar.

Kanceri sekondar i mëlçisë ( carcinoma hepatis secundarium , metastaticum)
Kanceri sekondar i mëlçisë është më i shpeshtë sesa kanceri primar i mëlcisë, afërsisht në raport 11:1 ose 12:1 .
Të dy sekset preken pothuajse njësoj, ashtu sikurse vetë sëmundja primare edhe metastazat shfaqn më tepër pas moshës 50 vjeç.
Metastazat hepatike që vihen re gjatë pjesës më  të  madhe të tumoreve epiteliale.
Vendin kryesor në këtë e zënë tumoret e  tubit  digjestiv : kanceri i stomakut, pankreasit, kolonit etj.
Nga tumoret e indit lidhor mund të japin metastaza: liposarkomat,  fibrosarkomat e  miosarkomat.
Në etiologjinë e kancerit sekondar të mëlçisë hyjnë dhe melanosarkomat e  lëkurës,  veçanërisht të koroides.

Klinika
Shumë herë simptomat e këtij kancerit metastatik përzjehen me ato  të tumorit  primar   dhe  humbsin midis  tyre.
Të  sëmurët kanë anoreksi  midis  tyre,  humbasin  në  peshë  dhe ndonjëherë  10-20 kile.
Brenda  një  kohe të  shkurtër në  rreth  1/3 e rasteve kanë temperaturë deri në 38 gradë celcius.
Simptomi më i shpeshtë që e detyron të sëmurin të vejë tek mjeku është dhimbja në hipokondrin e  djathtë.
Ajo mund të jetë e vazhdueshme si një rendim ose theksohet  gjatë kollës,  lëvizjeve të trupit, respiaracionit të thellë etj.
Në ekzaminimin objektiv  mëlçia është shumë e zmadhuar dhe  vazhdon të rritet  me  shpejtësi duke mbushur epigastrumin, flankun e djathtë.
Insufiçensa hepato-celulre është shumë e rrallë por mund  të shihet në tumoret  voluminozë që e shaktërrojnë krejt parenkimën hepatikeose ata që zhvillohen në terrenin e  një  cirroze hepatike.