Kanceri i mëlçisë
Përkufizim i përgjithshëm i sëmundjes
Karcinoma hepato qelizore është një tumor i përbërë nga qeliza të ngjashme me hepatocitet që shpesh herë zhvillohen në terren të një ciroze hepatike e mund të lëshojnë metastaza në rrugë vaskulare dhe hepatike.
Ajo bën pjesë në tumoret epiteliale parësore që zhvillohen duke u nisur nga qelizat paranhimatozë të mëlcisë.
Etiologjia
- Ciroza e shkaktuar nga hepatiti viral, alkolizmi është sëmundje metabolike si hemokromatoza e deficensa e alfa i antitripsinës;
- Intoksikacionet kronike nga virusi B dhe virusi C;
- Obstruksioni venoz i venave kava;
- Steroidet androgjene;
- Vinilkloridi e thoratrasti;
Patogjeneza
Zhvillimi i kancerit parësor të mëlcisë bëhet në mënyrë multicentrike, mbasi në mëlcinë cirotike lindin qeliza të shumta me dy ose tre bërthama hipërkromatike me nukleola të mëdha të atipit nukleorë e kështu kemi shndërrimin e cerozës në kancër të mëlcisë.
Displazia hepatoqelizore e cila ndoshta përfaqëson një modifikim prekanceroz gjatë cirozës dhe lidhet me praninë e një infeksioni kronik me virusin B të hepatitit .
Këto hepatocite janë të afta të ëprpunojnë alfa-I- fetoproteinën e mund të bëjnë një popullim displazik prekanceroz.
Nga ana anatomopatologjike, maskroskopikisht mëlcia duket e smadhuar me pamje nodulare.
Mëlcia ka një hipërvaskularizëm arteriar, makroskopisht dallohen tre lloj formash:
- Karcinoma masive ku është prekur gjithë mëlcia;
- Karcinoma nodulare, ku nji nga nodulet është me i madh se tjetri;
- Karcinoma difuze mikronodulare e përbërë me noduj të vegjël të shpërndaë në të gjithë mëlçinë .
Mikroskopikisht kemi malenjizmin e qelizave paranhimatozë të mëlçisë, qeliza malinjë janë më të vogla se qelizat normale.
Qelizat malinje janë poligonale me citoplazmë granulore dhe qeliza gjigande me dy ose tre bërthama atipikë.
Klinika
Sëmundja mund të fillojë me shenjat e një cirrozë të mëlçisë infeksionit të rrugëve biljale apo të tubit tretës.
Të sëmurët ankohen për rendim në epigastrum, në hipokondrin e djathtë që mund të përhapen dhe në shpatullën e djathtë.
Dhimbjet forcohen gjatë kollës, frymëmarrjes, ecjes ose lëvizjes së trupit .
Të sëmurët ankohen për dobësi të përgjithshme, humbje në peshë, turbullime digjistive si anoreksi, të përzjera ose të vjella, kapsllëk apo diarre.
Herë tjetër mund të kenë temperaturë që vjen nga autoliza neoplazike ose nga infeksionet dytësore. Ikteri është i tipit mekanik, kemi epistaksis, ekimoza e petebje hemoragjike në lëkurë.
Të sëmurët kanë prurit, hipoglicemi, somleucë, gjëndje stupurozë deri në koma hepatike, mund të fillojë si dramë abdominaleme hematemezise e hemoperitoneum.
Sipërfaqja e mëlçisë është e lëmuar, kosistenca është e fortë në formën nodular.
Sipërfaqja e mëlçisë është e parregullt.
Kemi dhe palmat hepatike në kanceret ciroza.
Kemi ascist nga trompoza e vena ose e degëve të saj, mund të jetë likidi ascitik hemoragjik.
Mund të kemi dhe pak likid në pleurë që vjen nga metastazat pulmonare në stadet e mëvonshme .
Kjo është arsyeja që të sëmurët paraqesin dispne e cila mund të vijë nga konprimimi i diafragmës ose prekjes së diafragmës nga masa tumorale.
Në gjak kemi anemi hipokrome, por mund të kemi dhe poliglibuli. Kemi leukocitozëderi në 10000, euzofili , eritrosedimentim të lartë, rritje të dy glabulinave, rritje e fibrinogjenit, rritje të fosfatazës alkaline.antigjenti australia pozitiv.
Ekzaminim radiologjik
Në pulmon kemi formacion nodulare. Në egzofag kemi varice , në grafi kalcifike të mëlcisë e cila është e zmadhuar. Ndihmon shintigrafia për evidentimin e masës tumorale. Laboroskopia lejon të shihen me sy masat tumorale.
Masat tumorale të rrumbullakta bëhen me zonat hipërekogeniteti jepen me anë të ECHOS.
Bëhet ekzaminimi dhe me ECHO tridimensionale doppler ku shihen strukturat tridimensionale hipërvaskulare të tumorit.
Skaneri jep informacione për përhapjen e informacionet patologjik në qoftë së mendohet për ndërhyrje kirurgjikale .
Përdoret rezonanca magnetike që jep të dhënat si dhe skaneri por jep të dhënat më të sakta për vaskularizëm e tumorit.
Diagnoza
Mëlcia është e fortë e zmadhuar me sipërfaqe të rregullt.
Preken formacione nodulare që dhembin, ndihmon dhe laboratori në ekzaminimet e tjera.
Prognoza – është shumë e rëndë.
Mjekimi
Ndërhyrje kirurgjikale, segmentale, hepatektonemi e pjesshme dhe hemihepatektomi e zgjeruar. Rekomandohet kimioterapia dhe radioterapia.
Kanceri primar i mëlcisë
Kanceri primar i mëlçisë përshkruhet si një sëmundje e rrallë, por në bazë të të dhënave të sotme kemi një shtim të rasteve të kësaj sëmundjeje.
Ky kancer prek më shumë meshkujt sesa femra në raport 4:1 kurse në fëmijet prekja është në raport 2:1. Nga faktorët që ndikojnë në zhvillimin e këtij lloj kancerit faktor primar përmëndet : cirroza hepatike të cilat i gjejmë në 2/3 e rasteve të kancerit primar të mëlçisë.
Ai shfaqet më tepër në cirrozat post-neukromatike se sa në ato portale.
Mjaft e shpeshtë është dhe vendosja e kancerit primar mbi një atrofi të verdhë akute të mëlçisë.
Përsa u përket cirrozave alkolike ai gjendet në format kronike të përparuara të sumndjes dhe shumë rrallë mbi distrofitë dhjamore.
Kanceri primar i mëlçisë shoqeron shpesh hemokromatozat, por jo më shpesh se format e tjera të cirrozave.
Hepatiti viral në një masë më të kufizuar mund të formojë terrenin e përshtatshëm të zhvillimit të kancerit të mëlçisë.
Përveç këtyre kanceri shoqerohet dhe me sëmundje kronike si: turbekulozi, sifilizi, lepra, malarja etj. Po ashtu dhe me sëmundje virotike.
Zhvillimi i kancerit pimar të mëlçisë , veçanërisht kur është vecarisht kur është fjala për kancer-cirrozë, bëhet në mënyrë multicentrike.
Për kancerin nodular veçanërisht kur nuk zhvillohet mbi cirrozë, mendohet se është unicentrik me metastaza intrahepatike.
Përsa i përket kancer-cirrozë mendohet se kanceri nuk zhvillohet as më parë dhe as njëkohësisht me ciirrozën por në heparin cirrotik lindin celula të shumta me dy ose më tepër bërthama hipërkromatike me nuklone të mëdhenj.
Diagnoza e këtij kancerit është shumë e vështirë, sëmundja takon meshkuj mbi moshën 50 vjeç .
Shfaqet zmadhim i mëlçisë, kryesisht në lobin e esaj të dhjathtë, me një konsistencë shumë të fortë sipërfaqja e parregullt, temperaturë dhe acist, vezanërisht kur ky është hemoragjik.
Për përcaktimin e diagnozës me përpikmëri, rëndësi të veçantë kanë laparoskopia, dhe punksioni biopsi i drejtuar.
Kanceri sekondar i mëlçisë ( carcinoma hepatis secundarium , metastaticum)
Kanceri sekondar i mëlçisë është më i shpeshtë sesa kanceri primar i mëlcisë, afërsisht në raport 11:1 ose 12:1 .
Të dy sekset preken pothuajse njësoj, ashtu sikurse vetë sëmundja primare edhe metastazat shfaqn më tepër pas moshës 50 vjeç.
Metastazat hepatike që vihen re gjatë pjesës më të madhe të tumoreve epiteliale.
Vendin kryesor në këtë e zënë tumoret e tubit digjestiv : kanceri i stomakut, pankreasit, kolonit etj.
Nga tumoret e indit lidhor mund të japin metastaza: liposarkomat, fibrosarkomat e miosarkomat.
Në etiologjinë e kancerit sekondar të mëlçisë hyjnë dhe melanosarkomat e lëkurës, veçanërisht të koroides.
Klinika
Shumë herë simptomat e këtij kancerit metastatik përzjehen me ato të tumorit primar dhe humbsin midis tyre.
Të sëmurët kanë anoreksi midis tyre, humbasin në peshë dhe ndonjëherë 10-20 kile.
Brenda një kohe të shkurtër në rreth 1/3 e rasteve kanë temperaturë deri në 38 gradë celcius.
Simptomi më i shpeshtë që e detyron të sëmurin të vejë tek mjeku është dhimbja në hipokondrin e djathtë.
Ajo mund të jetë e vazhdueshme si një rendim ose theksohet gjatë kollës, lëvizjeve të trupit, respiaracionit të thellë etj.
Në ekzaminimin objektiv mëlçia është shumë e zmadhuar dhe vazhdon të rritet me shpejtësi duke mbushur epigastrumin, flankun e djathtë.
Insufiçensa hepato-celulre është shumë e rrallë por mund të shihet në tumoret voluminozë që e shaktërrojnë krejt parenkimën hepatikeose ata që zhvillohen në terrenin e një cirroze hepatike.