Helmimet dhe ndihma e parë ndaj të sëmurëve që helmohen
Përkufizim i përgjithshëm i helmeve
Quhen lëndet që dhe në sasi të vogël ato dëmtonë organizmin e njeriut.
Kur në organizëm hyjnë lëndët helmuese që bëjnë dëmet të mëdha ato mund të shkaktojnë dhe vdekjen.
- Helmet depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes, në aparatin tretës, ndërmjet lëkurës dhe mukozave.
- Kur helmi merret me rrugë venozë ai vepron më shpejt dhe vepron më me vonesë kur injektohet subakut ose intramuskulare.
- Largimi i helmeve nga organizmi bëhet me të vjellja, bëhet nëpërmjet frymamërrjes, urinës, djersës e përshtymës.
Helmet veprojnë lokalisht por dhe në rrugë parenterale, që japin veprimin kur thithen gjak.
Helmet janë akute dhe kronike.
Helmet akute kanë rrezik për jetën.
Masat e evitimit të helmeve :
- Duhet të evitojnë ose të pengojnë thithjen e helmeve në organizëm. Prandaj duhet që lëkura e mukozat të pastrohen me lëngje. Të bëhet lavazh stomaku, për të provokur të vjella të aplikohet apomorfina qëllimisht që të nxirren helmet me të vjella. Jepen baza të lehta për eleminimine e acideve dhe e kundërta. Jepen dhe laksativë për të dalë jashtë si kripa e sulfatit të magnezit.
- Veç masës për të penguar thithjen e helmeve në organizëm duhet të merren dhe masa për largimin e helmeve që janë thithur në organizëm. Prandaj të helmuarve ju jepet lëngje si përshëmbull: solucion glukozë 5% 1-2-3 litra. Solucion fiziologjik 0,9% 1-2 litra. Bëhet saloso ( hiqet 300-400 gr gjak) dhe injektohet diuretikë, për të urinuar.
- Lëndët helmuese ti bëjmë të padëmshme. Duke i neutralizuar ato, duke injektuar antidote endo-venos.
- Të rregullojmë çrregullimet që kanë ndodhur në organizëm. Duke përdorur terapi lehtësuese simptomatike.
Më poshtë japim helmimet nga lëndët e ndryshme dhe ndihma e parë që duhet të jepet në këto raste:
1. Helmimi nga acidet
Klinikisht japin:
djegie të forta në mukozën e gojës,djegie në trake,dhimbje të forta gastrite,
të vjella,oliguri e hematuri.
Ndihma e parë
Lavazh stomaku me sodë dhe lëngjet e qumshët.
I jepet të sëmurit të bardhë veze.
Për të ruajtur mukozën e stomakut magnezi usta.
I bëjmë pontaton me injeksione dhe po vazhdoj me dhimbje, përdoret morfin s-kutan.
2.Helmimi nga alkoli
Klinika
I sëmuri ka humbje ndjenjash, nxjerr avuj me erë alkoli nga goja , i sëmuri ka të vjella.
Ka halucinacione vizive dhe audiktive flet pa pushim , pa u marrë vesh me të tjerët.
Ndihma e parë
Të sëmurin e nxjerrim menjëherë në një ambient me ajër të pastër , fillojmë lavazhet e stomakut me ujë të vakët.
I vendosim borsa të ngrohta. Në hundë pambuk me amonjak.
Nën lëkurë i ijektojmë kafeinë. Aplikojmë frymëmarrje artificial.
I japim oksigjen (terapi) mund të bëjmë deri në salaso.
3.Helmimi nga bazat
Klinika
Kemi djegie të mukozave, dhimbje nga diegiet, edema të rrugëve digjestive të ezofagut, salivacione, diarre dhe diegie të lëkurës.
Ndihma e parë
Fillojmë me lavazh të stomakut.
I jepet të sëmurit të pijë lëngje me acide të lehta, si acidi citrik ose ujë me limon , lëng limon, të bardhë veze e fërkim me kamfora.
4.Helmimet nga barbituratet
Këtu përfshihen helmimet nga luminali, veronali etj.
Klinika
I sëmuri bie në gjëndje gjumi ka frymëmarrje të rrallët.
Në zemër kapen ekstrasistola.
Ka ulje tensioni arteriar dhe temperaturës.
Ndihma e shpejtë
Të sëmurit i fillohet ndihma e shpejtë e parë duke i bërë lavazh stomaku me ujë dhe karbon.
I jepet laksativ që të dali jashtë, i bëhet frymëmarrje artificiale.
I aplikohet adrenalini 1 ampulë subkutan dhe stujknin.
5.Helmimet nga fosfo-organikët
Klinika
Të sëmurët ankohen për dhimbje koke, dhimbje barku, lipotimi, të vjella salivacione, diarre.
Ankojnë se smbushen dot me frymë.
Kanë dispne, shtrëngime në gjoks, ulet tensioni arteriar, bëjnë deri në gjëndje kolapsi që mund të shkojnë deri në gjëndje kome me konvulsione.
Ndihma e parë
Fillojnë me lavazh stomaku dhe me ujë e karbon.
Atje ku lëkura ka patur kontakt me fosfoorganikët laget me tretësira, me ujë me sapun.
I jepet si antidot PAMI. I aplikohet nën lëkurë antrofinë.
I bëhen përfuzione venoze dhe oksigjeno terapi.
6. Kafshimi nga gjarpri
Klinika
Në vendin e lëkurës kemi edemë të lëkurës dhe mbas pak lëkura në atë vënd merr ngjyrë blu.
Kemi hemorragji punktforme në lëkurë afër vendtit të kafshimit.
I sëmiuri ka si ngërçe, fillon me një frymemarrje në vështirësi.
Kalon në një djëndje paralitike deri në një gjëndje komatose.
Ndihma e parë
-menjëherë lidhim mbi vendin e kafshimit.
-në vendin e pickuar bëhet një çarje dhe pastaj thithet helmi. Plagën e lajmë me permaganat. Të sëmurit i bëjmë serum antivibër dhe fillojmë mjekimin me kortizon.
Helmimi nga morfina ose opiumi
Klinika
Të sëmurët paraqesin një hipëremi të lëkurës, veçanërisht në fytyrë.
Të sëmurët kanë puls të shpejtë, frymëmarrje të shpejtë, tatikardi, ndjenjë, në gjëndje gjumi, marrje mëndsh.
Kanë zhurmë në veshë, janë të sbehtë, goja e thatë, në fytyrë duket cianozë, fillojne kontraksionet dhe të sëmurët bien në gjëndje kome.
Ndihma e shpejtë
– I bëjmë lavazh stomakut me permaganat kaliumi
– I injekojmë striknin, atropin subkutan. I bëjmë frymëmarrje artificiale dhe trajtim me oksigjeno terapi.
8.Helmimi nga oksidi i karbonit
Klinika
I sëmuri ankon dhimbje të forta koke.
Ka të përzjera, të vjella, dispne.
Respiracioni vjen e bëhet supërificial, më von frymëmarrje e tipit shejn-stok.
Në fytyrë i sëmuri është i kuq si trëndafil.
Ka cianozë në buzë, bradikardi, inkontinencë të urinës e të defekimit, konvulsione e mund të vejë i sëmuri deri në gjëndje komatoze.
Ndihma e parë
– sëmuri nxirret menjëherë në ajër të pastër
– I japim oksigjen. I bëjmë frymëmarrje artificiale.
– I aplikojmë endo venoz-labelinë, i bëjmë salaso dhe i fillohet solucion glukozë 5% 1-2-3 litra.
9.Helmimet nga plumbi
Klinika
Të sëmurët manifestojnë çrregullime gastrointesinale.
Kanë dhimbje barku në formë kolikash që i jep plumbi.
Bëjnë në gjakun perifrik anemi.
Mund të kalojnë deri në paraliza e gjëndje kome.
Ndihma e parë
-lavazh stomaku me ujë. I jepet qumësht dhe të bardhë veze. I bëhet shplarja e stomakut me 3% sulfat natriumi. Në këto raste bëhet kujdes që të mjekojmë insuficensën renale.
10.Helmimet nga striktina
Klinika
I sëmuri ankon për dhimbje të qafës dhe muskulare , por më shumë për muskujt e qafës.
Ka vështirësi në frymëmarrje, kontraksione tonike, mund të kemi der në gjëndje ndalimi frymëmarrjes e kolaps.
Ndihma e parë
I bëjmë menjëherë trajtim me kloroform deri sa ta vëmë në narkozë të sëmurin.
Lavazh stomaku me ujë dhe karbon , injektohet laksativ, diuretik salaso.
I bëhet endovenoz sulfat magnezi.
I japim oksigjen dhe i bëjmë frymëmarrje artificiale.
11.Intoksikacionet alimentare
Klinika
I sëmuri ka të vjella , të përzjera , dhimbje barku, diarre, dhimbje koke, marrje mënsh, djersë të ftohta deri në gjedje kolapsi.
Ndihma e parë
-lavazh stomaku me ujë të vakët , permagant kaliumi, injektohet laksativ, kamfore e kafeinë , glukozë 5% 2-3 litra endovenoz , solucion fiziologjik 0,9% 2-3 litra të tjerë.