Helmimet dhe ndihma e parë ndaj të sëmurve që helmohen

Helmimet  dhe ndihma e parë ndaj të sëmurëve që helmohen

helmimi

Përkufizim i përgjithshëm i helmeve
Quhen lëndet që dhe në sasi të vogël ato dëmtonë organizmin e njeriut.
Kur në organizëm  hyjnë lëndët helmuese që bëjnë dëmet të mëdha  ato  mund të  shkaktojnë  dhe  vdekjen.

  • Helmet depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes, në aparatin  tretës,  ndërmjet  lëkurës dhe mukozave.
  • Kur helmi merret me rrugë  venozë  ai  vepron  më   shpejt  dhe  vepron  më me vonesë  kur  injektohet  subakut  ose  intramuskulare.
  • Largimi i helmeve  nga  organizmi bëhet me të  vjellja, bëhet nëpërmjet  frymamërrjes,  urinës,  djersës e përshtymës.

Helmet veprojnë lokalisht  por  dhe  në  rrugë  parenterale,  që  japin  veprimin  kur  thithen gjak.
Helmet   janë  akute  dhe  kronike.
Helmet akute  kanë  rrezik  për jetën.

Masat e evitimit të helmeve :

  • Duhet të evitojnë ose  të  pengojnë   thithjen  e  helmeve  në  organizëm. Prandaj duhet që lëkura e mukozat të pastrohen me lëngje. Të bëhet lavazh stomaku, për të provokur të vjella të aplikohet  apomorfina qëllimisht që të  nxirren helmet me të vjella.  Jepen baza të lehta për eleminimine e  acideve  dhe e kundërta.  Jepen dhe laksativë për të dalë jashtë si  kripa e sulfatit  të  magnezit.
  • Veç masës për të penguar thithjen e helmeve në organizëm duhet të merren dhe masa për largimin e helmeve që janë thithur në organizëm. Prandaj të helmuarve ju jepet lëngje si përshëmbull: solucion glukozë 5%  1-2-3 litra. Solucion fiziologjik 0,9%  1-2 litra. Bëhet saloso ( hiqet  300-400 gr gjak) dhe injektohet diuretikë, për të urinuar.
  • Lëndët helmuese ti bëjmë të padëmshme. Duke i neutralizuar ato, duke injektuar antidote endo-venos.
  • Të rregullojmë  çrregullimet që kanë ndodhur në organizëm. Duke përdorur terapi lehtësuese simptomatike.

Më poshtë japim helmimet  nga lëndët e ndryshme dhe ndihma e parë që duhet të  jepet në këto raste:

1. Helmimi nga acidet

Klinikisht japin:
djegie të forta në mukozën e gojës,djegie në trake,dhimbje të forta gastrite,
të  vjella,oliguri e hematuri.

Ndihma e parë
Lavazh stomaku me sodë dhe lëngjet e qumshët.
I jepet të sëmurit të bardhë veze.
Për të ruajtur mukozën e stomakut magnezi usta.
I bëjmë pontaton me injeksione dhe po vazhdoj me dhimbje, përdoret morfin s-kutan.

2.Helmimi nga alkoli

Klinika
I sëmuri ka humbje ndjenjash, nxjerr avuj me erë alkoli nga goja , i sëmuri ka të vjella.
Ka halucinacione vizive  dhe audiktive flet pa pushim , pa u marrë vesh me të tjerët.

Ndihma e parë
Të sëmurin e nxjerrim  menjëherë  në  një  ambient  me ajër  të pastër , fillojmë  lavazhet  e  stomakut me ujë  të  vakët.
I  vendosim  borsa  të  ngrohta.  Në hundë pambuk  me amonjak.
Nën lëkurë i ijektojmë kafeinë. Aplikojmë frymëmarrje artificial.
I japim oksigjen (terapi) mund të bëjmë deri në salaso.

3.Helmimi nga bazat

Klinika
Kemi djegie të mukozave, dhimbje nga diegiet, edema të rrugëve  digjestive të ezofagut, salivacione, diarre dhe diegie të lëkurës.

Ndihma e parë
Fillojmë me lavazh të stomakut.
I jepet të sëmurit të pijë lëngje me acide të lehta, si acidi citrik ose ujë me limon , lëng limon, të bardhë veze e fërkim me kamfora.

4.Helmimet  nga  barbituratet
Këtu përfshihen helmimet nga luminali, veronali etj.

Klinika
I sëmuri bie në gjëndje gjumi ka frymëmarrje të rrallët.
Në zemër kapen ekstrasistola.
Ka ulje tensioni arteriar dhe temperaturës.

Ndihma e shpejtë
Të sëmurit i fillohet ndihma e shpejtë e parë duke i bërë lavazh stomaku me ujë dhe karbon.
I jepet laksativ që të dali jashtë, i bëhet frymëmarrje artificiale.
I aplikohet adrenalini 1 ampulë subkutan dhe stujknin.

5.Helmimet nga fosfo-organikët

Klinika
Të sëmurët ankohen për dhimbje koke, dhimbje barku, lipotimi, të vjella salivacione, diarre.
Ankojnë se smbushen dot me frymë.
Kanë dispne, shtrëngime në gjoks, ulet  tensioni arteriar, bëjnë deri në gjëndje kolapsi që mund të shkojnë deri në gjëndje kome me konvulsione.

Ndihma e parë
Fillojnë me lavazh stomaku dhe me ujë e karbon.
Atje ku lëkura ka patur kontakt me fosfoorganikët laget me tretësira, me ujë me sapun.
I jepet si antidot PAMI. I aplikohet nën lëkurë antrofinë.
I bëhen përfuzione venoze dhe oksigjeno terapi.

6.  Kafshimi nga gjarpri

Klinika
Në vendin e lëkurës kemi edemë të lëkurës dhe mbas pak lëkura në atë vënd merr ngjyrë blu.
Kemi hemorragji punktforme në lëkurë afër vendtit të kafshimit.
I sëmiuri ka si ngërçe, fillon me një frymemarrje në vështirësi.
Kalon në një djëndje paralitike deri në një gjëndje komatose.

Ndihma e parë
-menjëherë  lidhim mbi vendin e kafshimit.
-në vendin e pickuar bëhet një çarje dhe pastaj thithet helmi. Plagën e lajmë me permaganat. Të sëmurit i bëjmë serum antivibër dhe fillojmë mjekimin me kortizon.

 Helmimi nga morfina ose opiumi

Klinika
Të sëmurët paraqesin një hipëremi të lëkurës, veçanërisht në fytyrë.
Të sëmurët kanë puls të shpejtë, frymëmarrje  të shpejtë, tatikardi,  ndjenjë, në gjëndje gjumi, marrje mëndsh.
Kanë zhurmë në veshë, janë të sbehtë, goja e thatë, në fytyrë duket cianozë, fillojne kontraksionet  dhe të sëmurët bien në gjëndje kome.

Ndihma e shpejtë

–       I bëjmë lavazh stomakut me permaganat kaliumi

–       I injekojmë striknin, atropin subkutan. I bëjmë frymëmarrje artificiale dhe trajtim me oksigjeno terapi.

8.Helmimi nga oksidi i karbonit

Klinika
I sëmuri ankon dhimbje të forta koke.
Ka të përzjera, të vjella, dispne.
Respiracioni vjen e bëhet supërificial, më von frymëmarrje e tipit shejn-stok.
Në fytyrë i sëmuri është i kuq si trëndafil.
Ka cianozë në buzë, bradikardi, inkontinencë të urinës e të defekimit, konvulsione e mund të vejë i sëmuri deri në gjëndje komatoze.

Ndihma e parë

– sëmuri nxirret menjëherë në ajër të pastër
– I japim oksigjen. I bëjmë frymëmarrje artificiale.
– I aplikojmë endo venoz-labelinë, i bëjmë salaso dhe i fillohet solucion glukozë 5%  1-2-3 litra.

9.Helmimet nga plumbi

Klinika
Të sëmurët manifestojnë  çrregullime gastrointesinale.
Kanë dhimbje barku në formë kolikash që  i jep plumbi.
Bëjnë në gjakun perifrik anemi.
Mund  të  kalojnë deri në paraliza e gjëndje kome.

Ndihma e parë
-lavazh stomaku me ujë. I jepet qumësht dhe të bardhë veze. I bëhet shplarja e stomakut  me 3% sulfat natriumi. Në këto raste bëhet kujdes që të mjekojmë insuficensën renale.

10.Helmimet nga striktina

Klinika
I sëmuri ankon për dhimbje të qafës dhe muskulare , por më shumë për muskujt e qafës.
Ka vështirësi në frymëmarrje, kontraksione tonike, mund  të kemi  der në gjëndje ndalimi frymëmarrjes e kolaps.

Ndihma e parë
I bëjmë menjëherë trajtim me kloroform deri sa ta vëmë në narkozë të sëmurin.
Lavazh stomaku me ujë dhe karbon , injektohet laksativ, diuretik salaso.
I bëhet endovenoz  sulfat magnezi.
I japim oksigjen dhe i bëjmë frymëmarrje artificiale.

11.Intoksikacionet alimentare

Klinika
I sëmuri ka të vjella , të përzjera , dhimbje barku, diarre, dhimbje koke, marrje mënsh, djersë të ftohta deri në gjedje kolapsi.

Ndihma e parë
-lavazh stomaku me ujë  të vakët , permagant kaliumi, injektohet laksativ, kamfore e kafeinë , glukozë 5%  2-3 litra endovenoz , solucion fiziologjik 0,9% 2-3 litra të tjerë.