Tuberkulozi

Tuberkulozi

Tuberkulozi

Përkufizim i përgjithshëm për sëmundjen
Është sëmundja që shkaktohet bacili i kokut (B.K) që është në grupin e mikrobakterieve.
Me ekzaminim mikroskopik zbulojmë natyrën morfologjike të B.K. ,kemi mykobakterium turbekulosis hominis e mykobakterium bovis. Mikrobakteri aerob kultivohet në temperaturë 35-37 gradë celcius në 15-30 ditë në terrene të pasuruara.
Kërkimi i BK bëhen me cdo lloj produkti që vjen nga lezjonet turbekulare (sekrecionet purulente ose seroze, lëngje pleural) ose në urinë ( në likidin ufalo-rakidien, në gëlbazë).
Ekspentoranti mblidhet në mëngjes, mbas zgjimit. Ai mblidhet në një enë të sterilizuar. Mund të merret dhe materiali dhe gjatë bërjes së bronkoskopisë.

Patogjeneza
Infektimi turbekular është patollogji e rrezikshme mbasi të sëmurët qëndrojnë në popullatë dhe bëhen rrezik për përhapjen e sëmundjes.

Infeksioni primar

Është hyrja e parë e bacilit të kokut në një organizëm të shëndoshe e të pa prekur nga çdo kontakt i mëparshëm që sjell:

  1. Ndryshimet histologjike të një tipi të veçantë
  2. Ndryshimet biologjike (alergjike) tuberkulinike dhe imunitetin e mbi infeksionit.

Burimet e kontaminimit
Burimi i parë është njëriu i sëmurë, rrallë nga kafshët. Infeksioni human. Direkt hidhet bacili me spërkla duke kollitur e duke folur. Nga kafshët Bovin merret me anën e qumështit të lopës.

Rrugës e hyrjes
Rruga e ajrit është më e shpeshtë. Kurse rruga gastroinfesinale është e rrallë. Rrugë të tjera janë ( mukozat konjakti vale, sytë, faringsi, tonsilat, lëkura).

Ndryshimet biologjike

Hyrja e bacilit tuberkular në organizëm shkakton dy gjëndje biologjike të veçanta:

  1. Imunitetin e fituar
  2. Alergjinë tuberkulinike

Mbas 15 ditësh të kontaktit zhvillohen mbrojtjet qelizore, formohet imuniteti antibacilar që kufizon përhapjen. Imuniteti i fituar ruan tëë sëmurin në një masë të madhe nga evolucioni drejt sëmundjes së tuberkulozit.

  • Vaksinimi me BCG, ndalon përhapjen e bacileve të mbiinfektuara. Imuniteti i krijuar nga BCG ka fuqia mbrojtëse më të lartë se ai që jep imuniteti i fituar pas një infeksioni të parë nga BK patogjen.
  • Alergjia tuberkulinike. Aplikimi i tuberkulinës bën që të kemi një reaksion të menjëhërshëm inflamator të fortë. Kjo quhet hipërsensibilitet tubërkulinik ose alergji tubërkulinike
  • Infeksioni i parë TBC është rrjedhim i hyrjes së parë të bacilit të kokut në një organizëm të padëmtuar nga asnjë kontakt i përparshëm.

Tuberkulozi ekstrapulmonar e pulmonar
Me sëmundjeshmëri tubërkulare kemi rastet e reja me turbekuloz për një vit, prevalencë quhet numri i të sëmurve me turbekuloz që ka një zonë për një kohë të caktuar, 1 vit. ( këtu futen dhe rastet e njohura më parë dhe rastet e reja, numri i të sëmurve me bacilin kok pozitiv ato që janë me invalitiditet nga tuberkulozi recidivat dhe rastet e shënuara plus ato që kanë vdekur.

Në patogjenezë njohim:

  1. TBC si infeksion
  2. TBC si sëmundje
  • Infeksioni është i parë. Kur mikrobi hyn për herë të pare në organizëm dhe shkakton vetëm ndryshime imunologjike që vërtetohen nga pozitiviteti i provës së tubërkulinës. Kjo ndodh në organizma të pa infektuara më parë.
  • Infeksioni i dytë. Kur bacili futet në një organizëm i cili ka qënë i infektuar më parë.
  • Mbiinfeksion, quhet kur bacili hyn në një organizëm që ka qënë i infektuar më parë por ka ende mikrobe të gjalla.

Preardhja e infeksionit tubërkular është endogjene dhe eksogjene. Endogjene kur vjen nga një vatër e brëndshme tubërkulare. Eksogjene, në rastet kur mikrobi vjen nga një vatër e jashtme.
Infeksioni zakonisht vendoset në fushat e mesme dhe të poshtme të mushkërisë. Organizmi i pa sensibilizuar më parë reagon pak ndaj futjes së bacilit të kokut, që kalon pa shenja në limforinduela drenuese e prej andej në rrymën e gjakut shon në çdo organ. Me zhvillimin e mbi ndjeshmërisë ndaj tuberkulinës (pas 4-6 javës) krijohet një zonë e vogël inflamatore në alveola, frenohet shumica e mikrobakterieve brenda qelizave, si në vatrat fillestare ashtu dhe në ato metastazike që zakonisht infeksioni mposhtet. Në 10% e të infektuarve , sigurisht në varësi nga mosha e shkalla e infeksionit zhvillohet sëmundja brenda 1.2 viteve. Turbekulozi primar, mund që vatra e infeksionit të mbetet e fjetur, por  në të vërtetë është e gjallë. Por rreziku i aktivizimit të saj gjatë jetës është permanent. Ndërsa turbekulozi dytësor mund të aktivizohet nga imunosupresorët. Në mosha të vjetra ushqimi  i keq, puna e rëndë e minatorëve në galeri, alkoli, diabeti, sëmundjet e gjakut limfatik e silikozat .

Anatomia patologjike
Kemi granuloma tuberkulare që në qëndër kanë nekroza kazeose ( mikrobe të TBC, leukocide, plazmacite).

Format e TBC pulmonare:

  1. Kompleksi primar;
  2. Adenopatia krakeobronkiale

Format e TBC sekondare:

1.Hematogjen:

  • akut
  • primar
  • kronik

2.TBC fokal
3.TBC infiltrativ
4.TBC forma tubërkulomoide
5.TBC fibrokavenoz
6.TBC cirotik
7.TBC pleuriti turbekular
8.TBC i laringitit, trakesë, bronkeve.

Format e tubërkulozit ekstrapumonar:

1.TBC urogenital dhe intensinal
2.TBC osteoartikular
3.TBC polivisseral
4.TBC i meningiteve
5.TBC i syve
6.TBC i gjëndrave limfatike periferike

Ka dhe dy forma të tjera të TBC:

  1. Tuberkulozi i hapur ( ku bacili kok pozitiv, mundet që kaverna të jetë e hapur por bacili i kokut të jetë negativ.
  2. Tuberkulozi i mbyllur. Ku bacili kok është negativë dhe nuk kemi kaverna.

Tuberkulozi ka fazën e parë të keqësimit, siç janë format:

  • infiltrative
  • destrutive
  • desiminuar.

Faza e dytë e përmirsimit ku futen forma:

  • regresive
  • inderative
  • Cikatrizante
  • Kalçifikante

Klinika e tuberkulozit

Sëmundja mund të zbulohet rastësisht me ekzaminim radiologjik.

Simptomat janë:

  • Kolla e thatë në fillim e më vonë e njomë, gëlbaza që shoqeron kollën në fillim mukozën pastaj pulurente.
  • Dhimbje kraharori që shtohen gjatë frymëmarrjes.
  • Disfoni (turbullime zëri),
  • asteni më shumë ditë.
  • Humbja në peshë ,
  • temperaturë subfebrile deri febrile.

Diagnoza

Vihet re me:

  • Ekzaminim klinik
  • Ekzaminim radiologjik
  • Ekzaminim bakteriologjik

Anamneza ndihmon diagnozën, ndodh që i sëmuri ankon se ka pështyrë me gjak.
Hematemesis e hemoptoe, ndihmon Mantoux që del pozitiv.
Analiza bakterologjike e gëlbazës.

Mjekimi i TBC
Është specifik: Rifampicina (Rifadina) 300 mg në kapsula, 10 mg/kg peshë.
Izonjasili tableta 50-150 mg 3-5 mg/kg në ditë.
Trekatori tableta 250 mg x 2 tableta në ditë.
Efambutal tableta 250 mg x 2 tableta në ditë. Pirazinamida fb 500 mg në ditë
Jepet dhe streptomicina 1 gr në ditë 2 x ½ gram.
Cikloserina 500-700 mgr në ditë. Kanomicinë 0,5 x 2

Kemi dhe raste ne të cilat kërkojnë një ndërhrje kirurgjikale. P.sh. në një pleurit me koleksion pleural.
Në bronkoekstazi e tuberkulozit, në mbi vendosjet aspergjilare në një kavitet të mbetur, kur provokon hemoptisira.