Çrregullimet e ritmit të zemrës ( aritmia, bradikardia, tatikardia )

Çrregullimet e ritmit të zemrës

crregullimi i ritmit te zemres

Përkufizim i përgjithshëm mbi sëmundjen
Mund të jenë si shfaqe e vetme parësore, por mund të vijnë dhe si pasojë e ndërlikimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, çrregullimi i ritmit të zemrës kanë shfaqje klinike të larmishme, dhe diagnoza nuk është e lehtë.
Gjithmonë bazë për të vënë diagnozën e çrregullimeve të ritmit të zemrës mbetet ekzaminimi me elektrokardiograme.

Patogjeneza
Kemi  çrregullim të mekanizmit të prodhimit të impulseve dhe crregullimeve përçuese të rrugës përçuese të tyre.
Çrrregulimi fillon në zemër, në atriumin e djathtë, atje ku lindin impulset në nyjet sinusale. Veprimtarinë të pavarur të zemrës e komandon nyja sinusale e cila normalisht prodhon 100 impulse në minutë.

Çrregullimet e ritmit të zemrës shfaqen në formën:

  1. Tatikardia sinusale;
  2. Bradikardia sinusale;
  3. Aritmia sinusale.

Tatikardia sinusale
Quhet atëherë kur rrahjet kalojnë mbi 100 në një minutë.
Ajo mund të vijë në kushte fiziologjie, p.sh. mbas lodhjeve fizike, mbas emocioneve.
Por takohet dhe në kushte patologjike si: temperaurë të lartë, në anemi, në dobësit e zemrës, nga sëmundjet e tiroides, kur kemi hipër tiroidi (rritje të funksionit të tiroides), në disa helmime.

Mjekimi
Mjekohet sëmundja bazë që e ka shkaktuar. Gjithashtu përdoren beta bllokuesit si: propronololi 0,01 2 x ½ tb në ditë.

Bradikardia sinusale
Quhet gjëndja e zemrës kur ajo rreth 60 rrahje në minutë, vjen si rezultat i nga rritje e tonusit të nervit vagus. P.sh.  në krizat kur kemi dhimbje të barkut ose të gjoksit , gjatë të vjellave, në prekjen e meningeve ose uljen e funksionit të tiroides.
Por fiziologjikisht kjo gjëndje bradikardie është tek sportistët.
Kur bradikardia është e theksuar  është me ulje të  theksuar  të tensionit arteriar e marrje mëndsh.

Mjekimi
Luftojmë  shkakun që ka sjellë bradikardinë.
Përdoret atropini 1 ml-sub kutan+ efedrina.
Koka e të sëmurit në këto raste vendoset më poshte se trupi i të sëmurit.

Aritmia sinusale
Shoqërohet me faza alteruse të shpejtimit e të ngadalsimit të ritmit sinusal.
Shpesh ndodh në frymëmarrje të shpejtuara.
Kjo aritmi frymëmarrëse respiratore nuk ka nevojë për mjekim.

Aritmia ekstrasistolike
Është tkurrja e parakoshme e zemrës si pasojë e një ngacmimi që lind jashtë vëndit normal.
Ky ngacmim mund të lindi në atrium e mund të quhet:

  1. Ekstrasistola atriale: mund të lindin në nyjen atrioventrikulare e quhet EKSTRASISTOLA VETRIKULARE. Ekstrasistolat mund të jenë të izoluara por mund të përsëriten 1-2-3 ose më shumë midis tkurrjeve normale. Ekstrasistolat mund të jenë dhe në grupe.

Etiologjia
Ekstrasistolat mund të jenë me origjine neurogjene, por mund të bëhen shkak i tyre dhe sëmundjet e zemrës.
Ekstrasistolat nuk shkaktojnë çrregullime të rëndësishme në qarkullimin e gjakut.
Ka njerëz të cilët nuk i ndjejnë dhe nuk i kuptojnë fare ekstrasistolat, por ka të sëmurë të tjerë të cilët ankohen për goditje të forta ose shpuese në regjonin prekondial
Ekstrasistolat mund të evidentohen duke palpuar pulsin me dorë.
Por ndihmë të veçantë për evidentimin e tyre jep elektrokardiograma EKG.
Në sëmundjet e infraktit të miokardit në qoftëse shfaqen ekstrasistolat ato kanë rëndësi të veçantë sepse paralajmërojnë për ndelikime të rënda, e komplikacione të sëmundjes si: fibrilacionet.

Mjekimi
Kur nuk kemi sëmundje të zemrës është e mjaftueshme të japim qetësues të sistemit nervor qëndror si librum 0,10 mg 1 deri 2 tb, valum 5 mgr 1 tb në darkë.
Si antiaritmik përdoren kinidina 0,2 x 3 tb në ditë.
Propranaldi 40 mg ¼ tb x 3 në ditë.

Tatikardia paroxizmale
Janë kriza shqetësuese që karakterizohen me rrahje të zemrës me një frekuencë mbi 120 në 1 minutë. Quhen parakrizismale me që fillojnë e mbarojnë papritmas.
Baza e provokimit të tyre është aritmija eekstasistolike.

Tatikardia paraksizmale ndahet në:
1)     Tatikardia paroksizmale ventrikulare;
2)     Tatikardia paroksistolike mbiventrikulare;
3)     Forma e tatikardisë paroksistike mbi ventrikulare.

Karakterizohet nga rrahjet e shpejta e të shpeshta: 150-200 e më shumë rrahje në minutë.
Ajo shfaqet në atrium e në zonën atrioventrikulare.
Mundet që të shpërthjë vetvetiu ose nxirret nga emocionet ose nga lëvizja e papritur e trupit ose nga të ushqyerit ose më tepërt.
Ajo fillon menjëherë, me ndjenjë goditje në gjoks.
Shpeshtësia e rrahjeve rritet në 150-200 rrahje në minutë.
I sëmuri ankohet për palpitacion, ankth, vështirësi në frymëmarrj, i sëmuri ka të vjella e të fikët.
Në përgjithsi ritmi i zemrës është i shpejtë por i rregullt.

Mjekimi

Është manovrues si:
Shtypja e kokërdhokëve të syve, shtypja e arterieve karotide që bëjnë të ndalojë kriza.
Zakonisht  ajo zgjat vetëm 1 minutë, mbas krizës i sëmuri ka poliuri.
Kur kriza vjen si rezultat i një sëmundje të zemrës bëhet mjekimi me medikamente që  veprojnë shpejt p.sh. isopini 80 mgr ½ tb.
Krizat e tatikardisë paroksimale mund të përsëriten.

Mjekimi praktik

Bëhet dhe manovra me frymëmarrje të sforcuar .
Manovra valsalve, kur gëlltit një copë bukë të fortë ose duke pirë ujë të ftohtë , duke provokuar të vjella
.
Ndërsa medikamentet të cilët përdoren janë:
Isoptina 40 mg x 2tb transcikor kur nuk korrigjohet me ilace bëjmë goditje elektrike me aparat defibrilator. ( përdoren kinika, propronololi cordoroni)

Takikardia paroksimale ventrikulare
Në këto raste rrahjet e zemrës janë 180-200 e më shumë rrëhje në minutë.
Në këto raste kemi patologji në ventrikul në ndarjen e fasikulus-Hiss.
Zakonisht kjo tatikardi shoqëron sëmundjet e zemrës dhe i sëmuri rëndohet.

Klinika
I sëmuri ka dobësi, lipotimi, humbje të vetvedijes, dhimbje gjoksi të tipit stenokardiak.
Tatikardia nuk korrigjohet me veprimet vagale.
Në EKG kemi çrregullime të ritmit .
Kriza zgjat deri në 1 orë dhe duhet ndërhyrje urgjente që të ndërpritet.

Mjekimi
Goditja me defibrilator nën efektin e anestezisë dhe rezultati është i menjëhershëm.
Pastaj bëhet mjekimi parandalues me përfuzione venozë duke i dhënë nga goja dhe ndonjë aritmik .

Mjekimi me medikamente është: prokonamid, lidokaina.

Mbas kalimit të krizës bëhet mjekim i gjatë me antiaritmik  të ndryshëm.