Hipotireoza dhe hipertireoza
Janë çrregullime të funksionit të gjëndrave tiroides.
Kjo është një gjëndër e cila ndodhet në pjesën e poshtme të qafës, të ka forme të ngjashme me flutrën e formuar nga 2 lobet dhe pjesa bashkuese.
Kjo gjëndër përdor jodin e marrë kryesisht me ushqimin për të prodhuar të ashtu quajturën hormone të tiroides.
Dy janë hormonet kryesore Tiroksina (T4) dhe trijodtironina(T3) të cilat përbëjnë përkatësisht 99% dhe 1% në gjakun qarkullues.
Pavarsisht kësaj T3 është hormoni me aktivitet biologjik më të madh.
Vetë funksioni i tiroides kontrollohet nga një gjënder tjetër e vendosur në tru, hipofiza.
Hormoni clirues i tiroides prodhohet në hipotalamus i cili dërgon sinjale në hipofizë ku prodhohet hormoni stimulues i tiroides.
Çrregullimet që ndodhin bëjnë që tiroidja të prodhojë më shumë apo më pak hormone të saj duke dhënë përkatësisht hipo dhe hipërtireozen.
Hipotireoza
Ka të bëjë me qarkullimin persistent në nivele të ulura të hormoneve tiroidiene si pasojë e shkatërrimit ose frenimit të funksionit të saj.
Patogjeneza
Shkaku i hipërtiroidizmit duhet kërkuar në cdo pacient për arsye se ai mund të jetë tranzistor dhe kërkon terapi afatshkurtër ose fare si në rastin e tiroideve mund të jetë pasojë e një preparati medimekamentoz si litiumi ose ata me përmbajtje jodi dhe zhduket në momentin e ndërprerjes së preparatit ose mund të jetë manifestimi i parë dhe i vetëm i një sëmundje të hipotalamusit apo hipofizës.
Hipotiroizmi primar.
Në pacientët me hipotiroizëm, pasojë e vetë gjëndrës tiroide ulja e sekretimit të e T4 dhe T3 e cila shpie në reduktimin e përqëndrimeve plazmatike e dy hormoneve e cila con në rritje kompesatore të sekretimit të TSH.
Kështu kombinimi i T4 playmatike të ulur dhe TSH të rritur konfirmon diagnozen e hipotiroidizmit dhe tregon se origjinë ee saj është vetë gjëndra e tiroides
Hipotiroizmi sekondar dhe terciar ku dëmtimi bazë është përkatësisht në hipofizë nga deficensa e TSH dhe në hipotalamus nga deficensa e TRH.
Shkaqet sekondare janë tumorët hipofizarë, sindromi Sheehan, trauma, hipofizi, sëmundjet infiltrative. Deficensa e TSH mund të jetë e izoluar ose e shoqeruar me me deficensën e hormoneve të tjerë hipofizale.
Hipotiroizmi terciar vjen si pasojë e crregullimeve të cilat që dëmtojnë hipotalamusin.
Sikurse deficensa e TSH dhe ajo e TRH mund të jetë e izoluar ose e kombinuar me deficensa të tjera hormonale.
Dëmtimi hipotalamusit vjen nga traumat,tumoret, terapia rrezatuese ose semundjet infiltrative.
Në këto raste rezultojnë të ulur si TSH, T4 dhe T3.
Rezistenca ndaj hormoneve tiroidiene
Është një crregullimi i rrallë me origjinë gjenetike, shkaktohet nga një mutacion në gjenet për formën beta të receptorve nuklearë T3.
Receptore anormale kanë afinitet të ulur për T3, hormoni biologjiksht aktiv.
Këta të sëmure mund të ybulohen aksidentalisht nga testet e tiroidës ku T4 dhe T3 janë të larta me TSH normal ose të rritur por rezistencë në veprimin në periferi të tyre.
Diagnozikimi
Shumë prej manifestimeve të hipotiroizmit reflektojnë një prej dy ndryshimet të induktuara nga mungesa e hormoneve
- Uljes së metabolizmit bazal që shpie në dobësi të përgjithshme, lëvizje dhe të folur të avashtë, intolerancë ndaj të ftohtit, shtim në peshë
- Akumulim të glukozaminoglikaneve në hapsirat intërstinale të shumë indeve të organizmit që shpie në flokë dhe në lëkurë të thatë, ngjirje zëri.
Në sistemin kardiovaskular ndodh ulje e debitit kardiak, me uljen të frekuencës dhe kontraktilitetit kardiak si pasojë e hipërmetabolizmit sistematik.
Në traktin gastrointesinal ka konstipaticion nga ulja e motiltetit të zorrëve.
Eksiston anemia e cila është e lidhur me uljen e sintezës së hemoglobinës, mungesës së hekurit, mungesës së folateve ose vitaminës B12.
Pas pubertetit, mugesa e hormoneve të tiroides shkakton ndalimin e rritjes dhe në kocka disgenezi epifizale.
Mjekimi
Të gjitha hipotireozat duhet të mjekohen me dhënien e hormoneve tiroidienë zëvendësuese nga goja për gjith jetën.
I sëmuri duhet të edukohet për të kuptuar pricipet e mjekimit.
Produkti më i preferuar është L-thyroxina ose T4.
Qëllimi i mjekimit është të mbahet në normë TSH prandaj dozat zëvendësuese të T4 përshtaten në funksion të tij.
Gjithashtu efikasiteti bazohet dhe në elementin klinik.
Duhet patur parasysh mjekimi i hipotireozës në subjektet e moshuar ku dyshohet ose ekziston koronaropati.
Paralelisht duhet bërë mjekimi me antianginoz ose kardioprotektor.
Hipërtireoza
Hipërtireoza shkaktohet nga sekretimi i shtuar i hormoneve tiroidiene që ndodh për shkaqe të ndryshme. Ajo është më e shpeshtë në gra ose në burra (5:1).
Prevalenca e tij e cila është rreth 1%, rritet në 4-5% në gratë e moshuara.
Patogjeneza
Hipërtiroidizmi është pasojë e dy mekanizmave të ndryshëm të cilët diferencohen nga kapja e jodit prej tiroides në 24 hr:
- Hipërtiroidizmi me kapje të fortë jodi që flet për sinrezë të hormoneve dhe trajtohet me antitiroidienë të sintezës.
- Hipërtiroidizmi me kapje të ulur të jodit që flet ose për inflamacion dhe destruksion të ishujve të tiroides me clirim në qarkullim të prehormoneve ose prodhim ekstratiroidal të hormoneve të tiroides dhe meqenëse nuk sintetizohen aktivisht nuk ka vlerë terapia me antitiroide
- Hipërtiroidizmi me kapje të ulur të jodit
Tiroiditi që vjen nga inflamacioni në indin tiroidien e që shoqerohet me hipërtirozë tranzistore.
Mund të jetë: tiroid sub akut që është viral ose post viral me ethe, dhimbje, inflamacion lokal; tiroidi i heshtur me bazë autoimune.
Shkaktarë të tjerë të tiroiditit : toksiciteti kimik, me inflamacion sikurse në rastin e amiodaronit; tiroiditi postrreatimit.
Hipërtiroidizmi ekzogjen dhe ektropik ka të bëjë me prodhimin e hormoneve tiroidienë prej burimeve të ndryshme të tiroidës.
Kështu përmëndim: mbidozim me levotiroksinë, prodhimin e hormineve prej struma ovari.
Diagnoza
Shenjat klinike të hipërtiroidizmit janë:
- Lëkura është e ngrohtë në sajë të rritjes të fluksit të gjakut; e lëmuar nga reduktimi e shtresës keratins; e njome nga shtimi i djersitjes dhe shoqerohet me intolerancë ndaj të nxehtit, hollimit të thonjve dhe flokëve
- Sytë. Tërheqje e palbesë së sipërme, fryrje e pigmentim i kapake të syve
- Kardiovaskulari. Pacientët me hipërtirozë kanë rritje të fluksit kardiak në sajë të rritjes së nevojave periferike për oksigjen dhe rritjes se kontraktilitetit kardiak. Frekuenca kardiake rritet dhe rezistenca periferike vaskulare ulet. Hipërtensioni sistolik është i shpeshtë . Fibrilacioni atrial ndosh në 10-20% të rasteve të pacientëve dhe mund të konvertohet spontanisht në mjekimin e hipërtirozës.
- Respiratori. Për shumë shkaqe mund të ndodhi dispnea. Konsumimi i o2 dhe prodhimi i co2 janë rritur që shpie në hipoksemi dhe hipërkapni që të dyja stimulojnë ventilimin. Gjithashtu ka dobësim të muskujve respiratorë që cojnë në ulje të volumit pulmonar
- Neuropsikiatrikë. Pacientët me tirotoksikoze manifestojnë ndryshime të sjelljes, personalitetit si: psikoza, axhitim dhe depresion. Pagjumësia është e shpeshtë. Këto manifestime shoqerohen me humbje të përqëndrimit, konfuzion, humbje të orientimit deri në amnezi.
- Hematologjik. Seria e kuqe është rritur por volumi plazmatik është rritur duke cuar ne anemi normokrome, normocitare.
Mjekimi
Mjekimi është kompleks duke filluar me anksiolitike, kryesisht me benzodiazepinat.
Për sa i përket siptomave adrenergjike përdoren beta-bllokuesit.
Për mjekimin medikamentoz të tirotoksikozës përdoren antitiroidienet e sintezës, tionamidet që pengojnë organifikimin e jodit.
Përmendim këtu methimazolin, propiltiouracilin.
Dozat e sulmit janë të forta pastaj bëhet ulja progresive e dozave nen ndjekien biologjike dhe klinike. Në format recidivante, në strumat gjigande përdoret kirurgjia.
Eksiston dhe mjekimi me jod radioaktiv që shkatërron parenkimën tiroidiene me rrezatim lokal.