Infeksionet urinare
Përkufizim i përgjithshëm
Infeksionet akute të rrugëve urinare ndahen në 2 grupe:
- Infeksione të rrugëve të sipërme urinare (pielonefriti akut);
- Infeksione të rrugëve të poshtme urinare (uretriti,cistiti dhe prostati).
Infeksionet urinare ndahen në dy kategori:
1.Infeksione të pa komplikuara të cilat ndodhin tek pacientët pa anormali fiziologjike ose anatomike të
traktit urinar në mungesë të ndërhyrjeve kirurgjikale ose të instrumentarizimeve. Infeksionet e
komplikuara të traktit urinare ndodhin në pacientë me çrregullime obstruktive,anatomike ose
funksionale të traktit urinar. Rikthim është përsëritja e infeksionit me të njëjtin shkaktar që ndodhin
jo më vonë se dy javë nga mjekimi i marrë,rinfeksion është përseritja e infeksionit me një mikrob të
ndryshëm nga ai i mëparshmi
2.Shkaktarët kryesore të infeksioneve urinare
Escherichia coli shkakton afërsisht 90 % të infeksioneve të traktit urinar tek pacientët pa anomali urologjike dhe pa gurë. Lloje të tjerë mikrobesh gram negative që shkaktojnë në një përqindje më tëpakët episode infeksione urinar janë dhe poteusi si enterokoket,stafilokoku i artë shpesh shkaktojnë infeksione tek pacientët me gurë në veshkë.
Faktorët që favorizojnë infeksionin
Femrat janë më të predispozuara për tu prekur nga infeksionet urinare e femrës është e shkurtër dhe në afërsi me anusin krijon premise për penetrimin e baktereve nga uretra në vezikën urinare.
Traumat uureterale që ndodh gjatë kontakteve seksuale mund të shkaktojnë penetrimin e bakterieve në vezikë. Tek meshkujt pas moshes 45 vjeç per shkak të pakësimit të sekrecioneve prostatike favorizohen më shumë për infeksione urinare. Mbas moshës 45 vjeç tek meshkujt shfaqet hipertrofia e prostatës që favorizon për infeksione urinare. Shtatzania krijon kushte për infeksione urinare që bëhen shkak për lindje të parakohshme të gruas gravid. Uropatia penguese çdo pengesë në rrjedhjen e urinës bëhet shkak për infeksion si psh gurë,tumore,ngushtimet e ureterëve,hipertrofia e prostatës prandaj ka shumë rëndësi që të hiqet shkaku që e ka shkaktuar infeksioni dhe pastaj të trajtohet. Shkak tjetër për infeksione të përsëritura jane edhe demtimet neurologjike të funksionimit të vezikës në dëmtimet e palcës kurrizore ku inervimi i vezikës është i dëmtuar. Refluksi vezikoureteral është një dëmtim i lindur i cili shkakton kalimin e urinës në krah të kundërt nga veshka në drejtim të ureterit dhe ndonjë herë edhe në pelvisin renal. Kjo patologji haste tek fëmijët e vegjël,pacientët të cilët kanë nefropati diabetike janë më të favorizuar për të realizuar infeksione urinare. Shenjat klinike të cistitit (infeksion i vezikës urinare) pacientët që kanë cistit manifestojnë ankesa të tilla si dizuri (dhimbje gjatë urinimit),shpesh janë me erë të keqe dhe në 50% të rasteve me hematuri.
Pilelonefrit akut simptomat zakonisht zhvillohen shpesh për pak orë ose për një ditë dhe përfshijnë temperaturën që shpesh arrin 40 gradë celcius,me të përziera,të vjella,dhimbje në llozhen të majtë ose të djathtë aty ku eshte vndosur infeksioni në analizën e gjakut mund të manifestohet leukocitoza dhe në urinë ka leukocite (prania e qelbit në urinë).
Infeksione e rrugëve urinare që lidhen me vendosjen e kateterit. Këto infeksione zakonisht shkaktohen proteusi,pseudomonasi,klebsiella shumica e infeksioneve që lidhen me kateterin janë me prognozë të mirë dhe shpesh zhduken me heqjen e tij.
Mjekimi bëhët me antibiotikë dhe disinfektantë urinarë. Është mirë të realizohet urokultura që jo vetëm do e konstatojë praninë e mikrobit por edhe evidenton se cili antibiotik është me efikas per ta luftuar atë. Gjithashtu duhet të eksplorojme ndonjë shkak të mundshëm për mbajtjen e infeksionit si prania e gurëve tumoreve apo sëmundjeve shoqëruese si diabeti apo dëmtimet e shtyllës kurrizore. Për trajtimin e cistit akut të pakomplikuar rekomandohen bactrine ciprinol 2 tableta në ditë në mëngjes dhe darkë për 3 ditë. Nëse infeksioni përsëritet disa herë jepet mjekim profilaksik 1 tab ne ditë për një muaj rrjesht zakonisht në darkë medikamente të tilla si nitrofurantoinë ciprofloksacinë,norfloksacin,baktrine. Pacientët me pielonefrit akut mund të trajtohet edhe në kushte spitalore. Trajtimi varion nga 10-14 ditë zakonisht përpara fillimit të mjekimit merret urokultura dhe njëkohësisht fillohet me kombinim antibiotikësh për të dominuar situatën klinike,mbas tri ditësh mund të ndryshohet mjekimi në varësi të urokulturës në se gjëndja e pacientit nuk është normalizuar.
Prostatiti bacterial akut evidentohet në moshat e reja karakterizohet nga prania e temperaturës me frisone dizuri dhe nga një prostatë e butë e tendosur dhe e dhimbshme në palpim,palpimi i prostatës është element që konfirmon diagnozën. Duhet të masazhohet prostate edhe në këtë situatë evidentohet prania e sekrecineve prostatike të qelbëzuara me një numër të madh bakteriesh në urinë.
Sindroma akute nefritike përfshin:
- Hematurinë (makro ose mikroskopike) eritrocitet janë të pranishme në urinë;
- Proteinuria;
- Hipertensioni;
- Edemat (periorbitale në këmbë, në regjionin lumbosakral);
- Oliguria;
- Uremia.
Veçorite klinike
GN post streptokoksike zakonisht ndodh tek fëmijët të cilët janë të prekur nga infeksione streptokoksike 2-3 jave përpara shfaqes të GN tonsilit, faringiti infeksionet e lëkurës të shkaktuara nga streptokoku beta hemolitik i grupit A mund të shkaktojnë GN.
Periudha latente ndërmjet infeksionit dhe zhvillimit të shenjave renale përfshin një peridhe kohore 2-3 javë që është e nevojshme për krijimin e komplekseve imune dhe depozitimin në glomerul dhe demtimit glomerular
Investigimet Gjetjet positive
- Ekzaminimi i urinës eritrocitet cilindrat eritrocitar
- Urea mund të jetë e rritur
- Kreatinina mund të jetë e rritur
- Kulturë nga fyti mund të evidentohet mikrobi
- Titri i antistreptolizinave O të rritura në GN me origjinë streptokoksike
- Niveli i C3 mund të jetë i reduktuar
- Klirensi i kreatininës i reduktuar
- Proteinuria e rritur
- Radiografia e pulmonit edema pulmonare
- Eko renale zakonisht normal
- Biopsi renale të dhënat e GN
Biopsia renale bëhet:
- në se diagnoza është e pasigurtë veçoritë klinike jo të zakinshmet për ketë GN;
- dhe në se një IRK progresive ndodh që sugjeron për një GN me ecuri të shpejtë.
Trajtimi
- Pacientet duhet çdo ditë të raportojnë për marrjet ditore të ujit dhe eleminimin e tij;
- Matja rregullisht e hipertensionit HTA e lehtë ose modernuar dhe edemat mund të menjanohen ndermjet kufizimit të kripës dhe terapisë diuretike;
- Në pacientët oligoanurik kufizimi i lëngjeve është i nevojshëm për të mbajtur peshën e trupit në nivël në të cilën lasiksi mund të jepet oral ose parenteral ne varësi të gjendjes të pacientit.
Sindroma nefrotike
Përkufizohet si:
- proteinuri nën 3 gr/në ditë;
- hipoalbuminemi nën 6 gr/dl;
- edema.
Hipokolesterolemia është e shpejtë por gjithmonë prezente.
Të gjitha tipet e GN mund të shfaqen në SN.
Prezenca e SN evidentohet nga prania e proteinurisë në urinën gjatë 24 orëve.
Ulja e përqendrimit të albuminës shoqërohet me rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe ka një lidhje reciproke midis albuminemisë dhe kolesterolemisë (lidhja është inverse).
Trajtimi
- Kufizimi i kripës;
- Përdorimi i diuretikëve të ansës dhe tiazidieve;
- Dhënia e plazmës me qëllim rritjen e presionit onkotik krahas diuretikë.
GNK trajtohet me kortizonikë nga dhënia në dozën 1 mg/kg peshë trupore në ditë për një periudhë prej 8 javësh . Tek fëmijët në 95% të rasteve kanë bërë remision të plotë. Në se remisioni nuk ndodh 4 javët e para si tek fëmijët edhe tëk të rriturit remisioni në 4 javët e tjera është mjaft i rrallë. Pacientët të cilët nuk reagojnë nga kortizoni mund të trajtohen me imunosupresorë si ciklofosfamidi. Mund të manifestohet gjattë dekursit të GN dhe insuficenca renale acute oligoanurike e cila trajtohet me diuretike të ansës dhe manitol të kombinuar me dhënien e plazmës e nëse kjo terapi nuk jep rezultat duhet të realizohet HD.
- Kolesteroli total mund të ulet nga pamjaftueshmëria e heparit për esterifikuar kolesterolin;
- Hiperbilirubinemi si bilirubina direkte ashtu dhe indirekte;
- Proteina totale në stade të avancuara vërehet ulje e saj për llogari të uljes së albuminave;
- Elektroforeza e proteinave tregon rritje te gamave dhe beta globulinave. Rritja e tyre i dedikohet pamjaftueshmërisë të heparit për të bërë pastrimin e antigjeneve intestialë të cilët nxisin prodhimin e kundratrupave të cilët nxisin prodhimin e prodhimin e kundratrupave në rastin tonë të gama dhe beta globulinave;
- Vit B12 në stade të rritur;
- Transaminazat SGOT dhe SGPT mund të jenë pak më të larta se norma;
- Gama-glutamin transpeptidaza (GGT) është enzimë me origjinë hepatike që mund të rritet në cirrozë por nuk është specifike përse është parë e rritur dhe në situate të tjera;
- Në stadin e ascitit sasia e urobilinës në urinë rritet ndersa në format ikterike shfaqet dhe bilirubina në urinë;
- Materialet fekale janë normo ose hypokolorike, disa herë përmbajnë yndyrna e cila lidhet me mosthithjen e mire në zorrë si pasojë e paketimit të kripërave biliare.
Ekzaminimet imazherike
- Eko konfirmon diagnozën pasi evidenton dëmtimet karakteristike të cirrozës.
- Skaneri jep të njejtat ndryshime morfologjike të mëlcisë si Ekoja.
- Rezonanca manjetike evidenton sistemin vaskular të mëlcisë,evidenton qarkullimin e gjakut,trombozën e venës porta, venave suprahepatike.
- Punksion biopsia e heparit është metodë e thjeshtë dhe e saktë. Ajo rekomandohet në stadin preascitik pasi në prani të likidit mund të bëhet shkak per hemoragji
- Laparoskopia ndihmon për vënien e saktë të diagnozës
Ndërlikimet
- Hemoragjitë digjestive vijnë si pasojë e hipertensionit portal dhe shkaktohet nga erozionet ose carje të variceve të ezofagut apo kardias të stomakut. Në një pjesë të rasteve hemoragjike i dedikohet një ulcere të gastrointestinal ose duodenal që favorizohet nga hipertensioni portal ulja e rezistencës së mukozes gastrike dhe neutralizimi i pamjaftueshëm i lengut gastrik si pasojë e sekretimit të pakët të biles. Për të evidentuar vendin e hemoragjisë duhet të bëhet urgjentisht ezofago dhe gastrofibroskopia;
- Koma hepatike është terminal i cirrozës hepatike;
- Encefalopatia hepatike, toksinat e ndryshme të cilat qarkullojnë në gjak si pasojë e dëmtimeve hepatike për ti metabolizuar ato ndikojnë dhe në sistemin nervor dhe pacienti manifeston një gjendje konfuzionale behet i paaftë për ti shërbyer vehtes dhe të tjerëve,disa pacientë janë në gjendje përgjumësi dhe nuk mund të zgjohen lehtë;
- Infeksionet janë më të shprehura në cirrozë për shkak se heparin nuk është në gjendje të luftoj infeksionin per shkak të hipoalbuminemisë;
- Asciti presioni i lartë portal shkakton daljen e likidei në hapsirën peritonela duke shkaktuar ascitin;
- Trombozat dhe tromboflebitet e venës porta ose të degëve të saj shfaqen më tepër në stadin përfundimtar të cirrozës;
- Kanceri primar i heparit takohet në pacientët cirrotik me AgHBs pozitiv.
Mjekimi
Në trajtimin e cirrozës një rendësi të dozës së parë ka dhe prajtimi diedetik. Dieta duhet të përmbajë 1 gr proteina për kg/peshe 350-400 gr karbohidrate dhe 100-200 gr lipide gjithsej 2000-3000 kalori. Duhet të ndalohen pijet alkolike, nuk duhet të përdoren ushqime pikante te skuqura,salcat. Të sëmurët me cirrozë të kompensuar duhet të kontrollojnë sasinë e Na në urinën e 24 orëve dhe nëse është e pamjaftueshme duhet të kufizohe Na i marrë me ushqimet për të parandaluar ascitin dhe edemat . Për të sëmurët e dekompensuar duhet të kufizohet si kripa ashtu edhe uji. Sasia e Na të marrë nukn duhet të tejkalohet 2-3g NaCl, krahas kripës duhet të kufizohet edhe uji jo më shumë se 1 litër në 24 orë
Mjekimi medikamentoz
Kortizonikët rekomandohen në cirrozat aktive me shenja të inflamacionit. Përdoret prednizoloni me dozë mesatare 20-40mg/ditën e dhënë nga goja. Dozat e kortizonit ulen gradualisht dhe vazhdohet me doza mbajtëse 10-15mg në ditë për 2-3 vjet ose më shumë . Në këto forma cirroze me shenja inflamacioni mund të përdoren dhe imunosupresorët si azathioprina (50-100mg në ditë). Një tjetër preparat me aftësi frenuese në grumbullimin e kolagjenit ka kalkicina e cila jepet në doza 1 mg/ditë nga goja5 ditë po dhe 2 ditë pushim. Në rastet shkaktimit të leukopenisë dhe trombocitopenisë preparati reduktohet si dozë ose ndërpritet për disa kohë.
Në cirrozat virale kronike AgHBs pozitiv që janë në aktivitet përdoren preparate antivirale si interferon të cilët negativizojnë virusin B dhe delta dhe C. Lavimudina dhe famicikloviri duket se kanë veprim mbi replikomin e virusit. Në pacientë cirrotik një rendësi e madhe I kushtohet dhe trajtimit të ndërlikimeve si hemoragjitë ezofageale duhet të trajtohen me sleroterapi endoskopike.