Diabeti ( diabeti melitus)
Diabeti melitus është një sëmundje kronike që shoqërohet me hiperglicemi kronike e cila vjen si rezultat i insulinosekrecionit të dëmtuar ose insulinorezistencës ose të dyjave së bashku.
Përcaktimi i diabetit është arbitrar dhe biologjik dhe ka të bëjë me gliceminë esëll më shumë se 126 mg/dl në dozime.
Në trajtë tabelare kemi
Normal | IFG ose IGT | Diabet |
GE<100 | 126<GE>110 | GE>126 |
2h<140 | 200<2h>140 | GE>200 |
Diabeti tashmë është një problem madhor për shëndetin publik ku nr i diabetikëve në vitet e fundit është rritur dhe në vitet e fundit ka arritur në 333 milion në mbarë botën.
Klasifikimi i diabetit
- Diabet i tipit të parë (insulinovartës)
- Diabet i tipit të dytë (joinsulinovartës)
Diabet i tipit të parë
Është një çrregullim autoimun që shkatërron qelizat beta të pankreasit dhe që karakterizohet nga një mungesë e plotë e sekretimit të insulinës.
Grupmoshat e fillimit të sëmundjes është midis 20 dhe 40 vjeç.
Incidenca e tij është rritur midis 10 dhe 15 vjeç dhe është më e lartë tek raca e bardhë.
Ky tip diabeti karakterizohet nga prania e antitrupave antiqelizë të ishujve të langerhansit, antinsulinës, antireceptorve të insulinës dhe antitrupa ndaj GAD.
Gjithashtu në këta të sëmurë ka rritje të limfocide B në propocion të drejtë me praninë e antikorpeve antishuj.
Limfocidet T shkatërrojne qelizat beta të pankreasit duke shkaktuar insulitus gjë që tregon se në gjirin e ishujve zhvillohet një reaksion imunitar.
Faktorët shpërthyes mund të jenë virale, me një sesonalitet në vjeshtë dhe në dimër sikurse akuzohet gripi, varicella, Epstein Barr, citomegalovirusi ose ushqimore.
Përsa i përket bazët gjenetike në diabet tip i I lidhet kryesisht me praninë e antigjeneve HLA të klasës II të tipit DR3 dhe DR4.
Ndërsa roli i faktorve familjarë është shumë i vogël se në tipin 2.
Duke u bazuar te prania e autoimunitetit ky tip diabeti ndahet në:
- Tip A
I cili rezulton nga shkatërrimi i autoimun i qelizave beta.
- Tip B
Rezulton nga shkatërrimi joautoimun.
Diabet i tipit 2
Është forma më e shpeshtë e diabetit mellitus, me 90-95% të rasteve.
Prek personat të predispozuar gjenetikisht të ekspozuar ndaj një sere faktorësh ambientale qe precipitojnë fillimin e sëmundjes.
Është një sëmundje e adulteve me një predominim të moshave 40-79 vjec.
Karakterizohet nga hipërglicemia, rezistencë e lartë e insulinës dhe demtim relativ të sekretimit të insulinës.
Në shfaqen e diabetit të tipit 2 rol madhor luajnë faktorët gjenetikë sipas transmetimit autozomik dominant dhe ekzistenca e obezitetit të subjekteve gjenetikisht të predispozuar.
Insulinorezistenca ndodh në nivel të indeve periferike dhe të heparit.
Kështu në nivel periferik ka një ulje të sensibilitetit të receptorve të insulinës dhe ulje e përgjigjes maksimale ndaj insulinës pas lidhjes së saj me receptorin.
Në nivel të mëlçisë, prodhimi hepatik i glukozës rritet esëll dhe glukoza rritet në mënyrë anormale. Përsa i përket insulinosekrecionit në këta të sëmurë masa e qelizave beta zvogëlohet në 50%.
Vëtë hipërglicemia është toksike për to dhe ul sekretimin e insulinës, pra kemi mungesë cilësore dhe sasiore të insulinës
Meqënëse diabeti i tipit 2 është sëmundje asimtomatike, diagnostikimi i tij mbeshtetet në dozimin sistematik të glicemive të personave me faktorë rrisku, ku si të tillë përmëndim:
- Moshën;
- Obezitetin;
- Jetën sedentare dhe veset si duhani, alkoli, anamneza familjarë për diabet etj.
Lloje të tjerë të diabetit
- Diabeti gestacional (shfaqja e diabetit gjatë shtatëzanisë);
- MODY( diabeti i moshave të reja);
- LADA( diabet i të rriturve);
- Medikamentoz (kortikoidet, etinil, estradioli, etj.);
- Semundjet endokrine ( akromegalia, Cushing, glukagonoma etj.);
- Semundjet e pankreasit( pankreatiti kronik, hemokromatoza, kanceri i pankreasit, etj);
- Infeksionet virale ( hepatitis viral C).
Komplikacionet
Ndahen në kronike dhe në komplikacione akute.
Në komplikacionet akute përmendim:
- Ketoacidoza diabetike është karakteristikë për diabetin e tipit të parë I, dhe ka të beje me lipolizën si pasojë e hipërglicemisë. Acetil-CoA qe prodhohet në sasi shum të madhe devijon në rrugën e prodhimit të trupave ketonikë qe janë acide shum të forta dhe japin ketoacidozën
- Koma hipërosmolare joketotike ndodh kryesisht në të sëmurët e diabetit të tipit të 2. Karakterizohet nga hipërglicemi (>600 mg/dl) dehidratim masiv me hipërosmolaritet plazmatik dhe mungesë të ketozës.
- Hipoglicemia që nënkupton uljen e glicemisë nën 50mg/l. ulja e glicemisë me shumicën e rasteve ka shkaqe mjeksore dhe ndodh te diabetikët nën mjekim. Ndër shkaqet kryesore të hipoglicemisë përmëndim: gabimet dieterike, aktiviteti fizik pazakonshëm, mbidozimi i preparateve hipoglicemiate përfshirë insulinën, marrja e alkolit etj.
Në kompikacionet kronike përmendim:
- Mikroangiopatia (komplikacionet renale dhe okulare);
- Makroangiopatia (komplikacionet kardio-vaskulare);
- Neuropatia
- Mikroangiopatia është rezultat i hiperglicemisë kronike që con në glikozilimin e proteinave me pasojë dëmtimin e murit të mikrovazave (trashje e membranës bazale) dhe ndryshime të përmbajtjes vaskulare (hipëragregim trombocitar, hipëradezivitet)
Strukturat e prekura janë retina dhe veshka duke dhënë përkatësisht të ashtu quajturën retinopatia diabetike dhe nefropatia diabetike.
- Retinopatia diabetike karakterizohet nga ndryshimet progresive graduale në mikrofazat e retinës, gjë që con në mungesën e perfuzionimit të të zonave të ndryshme të retinës.
- Nefropatia diabetike ka të beje me dëmtimet që jep hipërglicemia kronike në veshka duke filluar me mikroalbuminurinë ( proteinuria nga 30-300mg/dl /24 hr) që mendohet të jetë një lidhje midis ndryshimeve në membranën bazale tëë kapilarit dhe të matriksit ekstraqelizor: makroalbuminurinë (proteinuria >300mg/dl/24 hr) dhe së fundmi sëmundjen renale kronike me alterim të funksionit renal që është shkaku kryesor i vdekjes tek diabetikët.
- Makroangiopatia ka të bëjë me ndërlikimet vaskulare ku përfshihen ateroskleroza, dëmtimet koronare, hipërtensioni arteriar, aksidentet vaskulare. Aktualisht insistohet në rolin shkatërrues të hipërinsulinizimit kronik mbi murin e vazave të gjakut
Neuropatia shfaqja e së cilës lidhe me tre faktorë kryesorë:
- Vjetërsia e diabetit;
- Kontrolli i keq i tij;
- Faktorët personal propabilisht gjenetikë.
Në zhvillimin e neuropatisë nga diabeti ndërhyjnë 2 mekanizma kryesor:
- Crregullimet metabolike (hipërglicemia);
- Ishemitë e nervave;
Manifestohet si polineurit multineurit, deri në paraliza të plota, prekja e nervave kraniale. Këtu vlen të përmëndet këmba diabetike që është pasojë e ndërfutjes së neuropatisë me artereopatinë dhe një infeksion shoqerues.
Mjekimi
Mjekimi duhet të filloj në klinika të specializuara që të bëhet edhe edukimi i të sëmurit.
Ky është i dosdoshëm sepse diabeti është një sëmundje e cila është deri në fund të jetës dhe parandalimi i komplikacioneve të afërta dhe të largëta ka të bëjë me kuptimin që ka familja mbi sëmundjen.
Në tip të diabetit të parë ka indikacion absolut mjekimi me insulinë, qëllimi i insulinës ka të bëjë në arritjen e ekuilibrit duke zgjedhur insulinoterapinë më të përshtatshme dhe duke e përshtatur sa më mirë atë në ndryshimet fiziologjike të glicemisë të provuar nga ushqyerja dhe ushtrimet fizike.
Në tipin e diabetit të llojit të dytë ka vlerë të jashzakonshme dieta që ka të bëjë me uljen e insulinorezistencës duke reduktutar mbi peshën eventuale. Duke zbatuar rregulla të thjeshta si ndalimi i duhanit, dhe alkolit, aktivitetit fizik të rregullt shmangia e jetës sedentare.