Infrakti i miokardit
Infrakti akut i miokardit është nekroza ishemike e miokardit si rrjedhojë e ndërprerejes së menjëhërshme, të plotë, apo të pjësshme të fluksit koronar të gjakut.
Shkaqet
Infrakti në rreth 95% të rasteve ndodh tek njerëzit me ateroskleroze koronare severe.
Në 90% të rasteve mbi pllakën aterosklerotike vendoset një tromb i cili favorizohet nga ruptura apo ulçeracioni i saj cka pasohet me okluzion të plotë apo stenozë të rëndësishme të arteries koronare përkatëse.
Nga ana tjeter agregimi trombocitar shoqërohet me çlirim të e tromboxan A2 i cili favorizon agregimin e mëtejshëm të trombociteve dhe nxit splazmën koronare.
Spazma koronare është faktor tjetër që mund të shkaktoje Infraktin dhe nga ana tjetër ajo favorizon dëmtimet intimale që bëhen promotore të ndryshimeve atereo-trombotike të koronare.
Në 90% të rasteve spazmat koronare ndodhin në arteriet me dëmtime organike.
Përvec aterosklerozës një seri shkaqet apo sëmundjesh të tjera mund të shkaktojnë IAM.
Të tilla janë arteriet( Takajasu), anomalitë e lindura të arterieve koronare, semundjet e ndryshme metabolike, traumat mekanike apo elektrike.
IAM mund të ndodh në arteriet koronare normale në 6-8% të rasteve.
Shkaqet e infartit në këto raste mund të jenë spazmat koronare apo embolike koronare.
Fispatologjia
Si pasojë e nekrozës së një zonë të caktuar të miokardit, shfaqin crregullime kontraksionit të tij si:
- Dissinkronia apo kontarksioni jo i njëkohshëm i segmenteve fqinjë të miokardit;
- Hypokineza apo rënia e shkallës së shkurtimit në zonës e nekrozës;
- Akinezia mos kontraksion i plotë në këtë zone;
- Diskinezia kontraksion paradoksal.
Këto ndryshime shoqërohen me një hipërkinezi të miokardit ventrikular normal që zhduken pas 2 javësh të para të infraktit.
Kjo është rezultat i rritjes së nivelit të katekolaminave qarkulluese.
Në infraktet që prekin jo shumë se 8% të miokardit të ventrikulit të majtë vërehet vetëm rënie e funksionit diastolik të këtij ventrikuli.
Në infarktet që prekin më shumë se 10% të miokardit ventrikular të majtë bie fraksionit i ejeksionit.
Në nekrozat >15% rritet presioni dhe vëllimi telediastolik ventrikular;
Në infartet >25% të masës së miokardit shfaqet insuficensa kardiake kongjestive;
Në infartet >40% shfaqet shoku kardiogjen;
Për sa i përket funksionit diastolik në fillim vërehet rritje e kompliancës që më ia lëshon vendin rënies së saj.
Diagnostikimi
Pacientët që kalojnë një infart akut të miokardit ankohen për një dhimbje retrosternale të vazhdueshme që irradohet në krahun e majtë apo të djathtë, në qafë, në nofullën e poshtme, në shpinë, në shpatull.
Dhimbja zgjat në përgjithsi më shumë se 30 minuta dhe në përgjithsi e qëndrueshme ndaj nitroglicerinë apo nga qetësia por që qetësohet nga opjatet.dhimbja mund të përqëndrohet dhe në zona epigastrite dhe shoqerohet me asteni te theksuar fizike, dispne, djersë, profuze të përzjera të vjella edeme pulmonare akute, hipërtension arteriar apo shok kardiogjen
Në 25% të rasteve infrakti miokardit mund të jenë pa dhimbje, kjo ndodh tek diabetiket apo tek personat e moshuar.
Në disa raste klinika e infarktit nuk dominohet nga dhimbja por nga shenjat e insufiçensës kardiake, apo nga shenja neurologjike nga embolizmi sistematik.
Presioni arteriar mund të gjendet i ndryshueshëm, të sëmurët hipërtensive shpesh pas infartit mund të gjendet një hipërtension arteriar çfarë mund të lidhet me përmasa të mëdha të nekrozës dhe rënie e volumit të hedhjes apo nxitjes e nervit vag.
Tek të sëmurët me infarkt të miokardit mund të gjendet takipnea si pasojë e insufiçensës së ventrikulit të majtë apo si pasojë e ankthit.
Në muskulaturën e zemrës mund të dëgjohet crregullime të ritmit, galop atrial, apo ventrikular, zhurmë sistolike si pasojë e disfunksionit të muskulit papilar, dilatacionit të ventrikulit të majte apo fërkimeve të perikardit si pasojë e ndërlikimeve me një peikardit.
Në auskultacionin e pulmoneve mund të dëgjohen rale krepitante që janë shenjë e insufiçensës së ventrikulit të majtë dhe që në varësi të shkallës së infraktit mund të zënë nga baza deri të gjithë pulmonet në edemën pulmonare dhe në shokun kardiogjen.
Mjekimet e infarktit të miokardit
IAM përbën një urgjencë mjeksore që trajtohet në reanimacionin kardiologjik.
Sapo dyshohet infarkti i miokardit fillohet menjëherë mjekimi që në radhë të parë kujdeset për aritmitë e munshme: injektohet 300-400 mg lidokainë 2% im.
Qetësimi i dhimbjeve: përdoren analgjezike të tipit të analginës me efekt shpeshherë të mirë dhe në rast se dhimbja vazhdon përdores solucion morfine me 1%, 10mg e holluar dhe e aplikuar ngadalë venoz dhe e aplikuar në pozicionin shtrirë.
Kujdes duhet patur për efektet anësore të saj si nauzetet dhe të vjellat sidomos kur doza kalon mbi 10mg.
Për kufizimin e zonës së nekrozës përdoren trombolitiket (streptokinaze, urokinaze) si dhe angioplastia transluminare koronare mundësisht brenda 3 orëve të para të krizës.
Nitrilet janë enzgjerues e veprojnë kryesisht në sektorin venoz dhe në muskulaturën e lëmuar të eneve të mëdha.
Në fazën akute të infaktit përdorim nitrilet me rruge venoze si lenitrali që ndihmon në pakësimin e ishëmisë së miokardit dhe për të përmirsuar përformancën ventrikulare pradaj ka efekt të mirë në rastet e ndërlikuara me insufiçensë ventrikulare të majtë.
Mjekimi mbahet me carvazine 10 mg 4-6 herë në ditë.
Ndërlikimet e infraktit të miokardit
- Aritmitë, janë ndërlikime më kryesore dhe përbëjnë shkakun më madhor të vdekhmerisë së heshme te të sëmurët me infarkt. Crregullimet e ritmit mund të jenë sinusale, atriale, ventrikulare
- Tatikardia sinusale. Në 1/3 e të sëmurve të shtruar me infarkt të miokardit vërehet tatikardi sinusale. Shkaqet me madhore janë të saj janë hipëradrenergjizmi që shoqeron sindromen e krizes së infarktit, insuficensës kardiake, perikardi, infeksione të ndryshme interkurrente
- Tatikardite ventrikulare tolerohen keq nga i sëmuri pasi jep ulje të debitit kardiak dhe të presionit kardiak, rrit presionin e oksigjenit dhe kanë prirje të përfundojnë në fibrilacion ventrikular.
- Fibrilacioni ventrikular është shkaku kryesor i vdekjes tek të sëmurët me IAM në orët e para të infarktit 60-70% të tyre shfaqen 4 orët e para të infarktit.
Trajtimi i ekstrasistolave ventrikulare kryesisht të atyre polimorfe në përgjithsi bëhet me lidokaide 2% me bolus 100mg dhe më vonë me përfuzion. Për të parandaluar axhitimin motorr të shkaktuar nga lidokaina këshillohet kombinimi me valium 10mg për cdo 2g likodaine.
Tatikardia vetrikulare dhe fibrilacioni vetrikular kërkon ndërhyrje me goditje elektrike të menjëhershme.
Perikardet. Janë ndërlikim i shpeshtë dhe i hershëm i infarktit të miokardit që prek edhe perikardin. Shpesh herë perikardi post infrakt mund të mbetet i padiktuar. Grumbullimi i likidit në perikard mund të japë edhe tamponadën kardiake.
Çrregullimet e përcimit atrio-ventrikular dhe intravertikular. Si pasojë e ishemisë dhe nekrozës së rrugëve të përcimit. Vërejmë blloqet e shkallës së dytë dhe të trete të cilat mund të shoqërohen me sinkorp, vdekje të papritur dhe çrregullime hemodinamike.