Endokarditet dhe miokarditë
Përkufizimi i përgjithëshëm i endokardititit
Është një sëmundje bakteriale e cila shkaktohet nga vendosja e një mikrobi mbi endokardin valvular ose pariental të dëmtuar por edhe atë të shëndoshë, infeksionet japin dëmtime destruktive e vegjetative të endokardit.
Kështu mikrobet kalojnë në qarkullimin e gjakut, mugrojnë nëpër arterie dukë dhënë emboli septike.
Etiologjia dhe patogjeneza
Shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundje janë llojët e ndryshme të streptokokëve por mund të jenë dhe lloje të ndryshme të stafilokokëve, pneumokokëve, enterokokëve dhe bacileve të tjera gram pozitiv dhe gram negativ te disa llojë kërpudhash.
Portat e hyrjes së mikroorganizmave janë heqja e dhëmbëve por dhe heqja e tonsileve, abseseve të ndryshme por dhe infeksionet e ndryshme urinare. Prandaj është e nevojshme përdorimi i antibiotikëve para dhe pas heqjes së dhëmbëve ose tonsileve. Në 2/3 e rasteve endokarditet formohen në një zemër të sëmurë më para ose nga ethet reumatizale. Mundet dhe nga ethet e lindura ose te të sëmurët që më parë kanë vendosur proteza valvulore.
Dëmtimet prekin endokardin atje ku ka vegjetacione valvulare.
Si rezultat i shkëputjes së tyre ato me rrymë gjaku mund të cojnë në emboli septike duke u vendosur në organet e tjera si:
- Veshka;
- Shpretkë;
- Mushkëri;
- Mëlçi e zezë.
Klinika e sëmundjes
Sëmundja fillon menjëherë në mënyrë akute por mund të fillojë dhe me shfaqje të ngadalë.
Simptoma më kryesore e sëmundjes është:
- Temperatura shumë e lartë e tipit kontinua e cila shoqerohet me të dridhura por nuk përjashtohet mundësia që sëmundja të shfaqet dhe me temperaturë ondulante.
- I sëmuri ndjen një dobësi të përgjithshëm, i pritet oreksi bien në peshë, ankon dhimbje koke, dhembje artikulare e muskulare. Të sëmurët janë të zbehtë nga anemija.kanë një ngjyrë kafe-late. Në zëmër dëgjohet një zhurmë e re. në papalcion shpretka zmadhohet, në lëkurë kemi njolla hemoragjike, petehje e ekimoza që shfaqen në lëkurë në mukoza e në konjuktiva
- Në gjakun periferik kemi rënie të eritrocideve dhe shtim të leukcideve (anemi me leukocitozë) rritje të sentimentit të gjakut dhe rritje të globulinave.
Diagnoza
Në këto raste rëndësi të dorës së parë tëk këta të sëmurë merr bërja e hemokultuës. Mbillet gjaku dhe më pas bëhet antibiograma. Është e domosdoshme që hemokultura të bëhet para se të fillojë mjekimi me antibiotikë. Ajo bëhet disa herë. Gjaku merret kur të sëmurve ju rritet temperatura. Sëmundja mund të japi emboli në arteriet periferike, në tru, veshka dhe miokardit kur fillojnë ndërlikimet e zemrës dhe fillimi i miokardit kur fillojnë ndërlikimet e zemrës dhe fillimi i insuiçensës kardiovaskulare.
Simbas ecurisë klinike endokarditet ndahen në forma:
- Akute
- Subakute
- Kronike
Mjekimi
Fillohet me antibiotikë mbasi ka ardhur përgjigjja e hemokulturës, është iyoluar shkaktari dhe lexohet ndjeshmëria e mikrobit ndaj antibiotikut përkatës. Hemokultura përsëritet disa herë.fillohet me antibiotikë me dozë të lartë pa ndërprerje ditën dhe natën duke e injektuar antibiotikun me përfuzione dhe venoze. Mjekimi për dominim të gjëndjes vazhdon rreth 40 ditë me qëllim që sëmundja të mos ripërsëritet.
- Antibiotiku kryesor që përsëritet është penicilina kristaline që jepet e/venoz dhe e përfuzione në dozën 50 mil unite ne ditë. Veç penicilinës jepet dhe streptomicinë 0,5gr x 2 në ditë.
- Sot ka antibiotikë të fuqishëm si ceporina 1 gram x 3 flakon në ditë me përfuzione endovenozë dhe antibiotikë të tjerë shumë të fuqishëm deri tek amikacina.
- Përdoren gjithashtu tetraciklina 0,25-3 x 2 tubetë, eritromicinë 0,25-3 x 2 tb në ditë, ampicilinë 1 gr 3x 1 ampulë, gentamicinë 80mgr x 2 i.m.
- Paralelisht me antibiotikun duhet të luftohet myku prandaj përdoret nistatina 500,000 unitetre 3×2 tb në ditë.
MIOKARDITET
Përkufizim i përgjithshëm
Karakterizohen me inflamacion dhe lezjonime të miokardit. Dëmtimet janë miocitare, miokardia është një sëmundje e cila prek muskulin e zemrës. Këtu përjashtohen mikokardiopatit dytësore me qënëse në këto raste shkaqet dihet se janë:
- Tension arteriar
- Sëmundjet isemike të zemrës
Miokaditë kanë ecuri akute, subakute dhe kronike ato ndahen në miokardi:
- Miokardi parësore;
- Miokardi dytësore;
Etiologjia dhe patogjeneza
Si në shumë raste të sëmundjeve të zemrës, miokarditë shkaku kryesor është reumatizmi akut artikular. Në këto raste infeksioni prek fibrat muskulare.
Kjo shkakton dëmtime të muskuvë të cilët janë në dy forma:
- Miokardi parehitosome;
- Miokardi interticinale;
Miokarditë në rastin e parë dëmtimi është në fibrat muskulare,demtohen miofibrilet dhe zëvendësohen me inde inflamator ndërsa në rastin e dytë miokarditë intercinale vijnë mbas reumattizmit akut artikular, në këtë rast dëmtimet janë në indin intestical.
Miokardi mund të vijë dhe mbas sëmundjes banale virale, mbas një gripi, mbas mononukleosës, parotitit, rikecieve, paraziteve, mykut.
Miokardit mund të kemi dhe nga helmet si fosfori, arseniku, oksidi I karbonit, rrezet radioaktive por nuk përjashtohen dhe shkaqet alergjike.
Klinika
I sëmuri ankon për temperaturë të lartë, për asteni, ka rrahje të shpeshta të zemrës (tatikardi), në gjakun periferik, leukocidet janë rritura po ashtu dhe sedimantaucioni është i lartë. I sëmuri ankon për vështirësi në frymëmarrje si rezultat i insuficensës kardiake. Ankon për rrahje të shpeshta, shqetësojnë papiltacionet të sëmurin. Ankon për dhimbje në regjionin sternal.
Kur miokarditi vjen mbas diferisë atherë kemi bradikardi, ndryshimet në EKG ndodhin në segmentin ST dhe në dhëmbin T. format klinike janë akute, subakute, kronike.
Mjekimi
- Mjekohen sëmundjet që e kan shkaktuar reumatizmin artikular akut (RAA). Mjekimi i reumatizmit konsiston: luftimi vatrës infektive bëhet me Bipenicilin 800,000 X 3 fl në ditë cdo 8 orë intramuskular plus kortisol 5 mg 12 tb në ditë, duke i ulur 1-2 tb çdo 10 ditë, plus antiinflamator josteroid si: indometacione 100 mg x 2 supostë.
- Kur shkak është difteria bëhet mjekimi i plotë i kundër difterisë si dhe mjekimi i tifos, kur ajo është shkaktar. Meqënëse është dëmtuar miokardi dhe rreziku për komplikacione është serioz të sëmurit i rekomandohet regjim shtrati. Ushqimi jepet pa kripë. Për çrregullimet e ritmit fillohen digitalik. Jepen gjithashtu dhe diuretikë. Për profilaksi që të mos krijohen tromboemboli të sëmurit i japim dhe antikuogulosit. Antiaritmikët janë pjesë e mjekimit ditor (likokoina, prokainamida, kinida, kordaroni).