Gastriti

Gastriti

gastriti

Përkufizim i përgjithshëm i sëmundjes
Gastriti është inflamacion i pjesës mukozale të stomakut, diagnoza e të cilit bëhet me ekzaminim histologjik të mukozës gastrike.
Ekzaminimi mikroskopik është bazë për diagnozën e sëmundjes, nga inflamacioni që shkakton quhet kronik dhe akut.
Kur zgjat për një periudhe 6 mujore quhet gastrit kronik.

Gastriti ndahet në këto forma:

  1. Forma e lehtë;
  2. Forma korazive;

Mund të krijojë forma dhe gjëndje të rënda stresante (djegie, gjëndje septike, gjëndje shokale dhe insufiçensë respiratore dhe renale).
Nuk ka shenja klinike.
Diagnoza vendoset nepërmjet daudenoskopisë.
Forma më e rëndë është gastritis flegmanosë.

Forma akute e gastritit, fiziopatologjia
Kjo gjëndje karakterizohet nga erozione gjakosëse, që shërohen shpejt, hemoragjitë janë të kufizuara, si shkaktarë kryesor i të i cilëve pranohet kontaminimi  i ushqimeve gjatë shpërndarjes apo transportimit si dhe në mënyrën e konsumimit.
Simptomat në shumë herë janë të rënda por dhe në raste të caktuara të lehta: si te vjella, dhimbje barku, mostretje mirë e ushqimeve ose vetëm anoreksi.

Etiologjia e sëmundjes
Shkaku i sëmundjes është alkoli sidomos në rastet kur ka gradacion të lartë në përbërje të tij ( hyjnë pijet e forta alkolike si rakia, vodka, të gjitha pijet e distuluara dhe të ridistiluara kur alkoli në to ka një volum mbi 40%) dhe veçanërisht në rastet kur i sëmuri ka pirë me stomak bosh.
Shkaqet janë dhe lëndët kimike ngacmuese, shkaqe të tjera janë infeksionet bakteriale, mikrobet dhe viruset, helmet prandaj tek të sëmurët infektivë mjekët i japin shumë rëndësi dietës shumë të pasur.
Shkak mund të jenë toksiko-infeksionet nga ndotjet ushqimore.

  1. Mikrobet, përmëndim këtu stafilococcus, ose sëmundje virale si fruthi, verdhëza, gripi. Këto viroza japin gastrit dhe enterit dhe kemi gastroenteriteët virozë.
  1. Alergjenet- janë reaksionet alergjike që mund të ndodhin nga disa ushqime. Gastriti mund të jetë i veçantë si sëmundje por dhe shfaqja e sëmundjeve të ndryshme.

Ndryshimet në mukozën e stomakut.
Staza e zgjatur e përmbajtjes gastrite bëhet  shkak për dëmtimin e mukozëz së stomakut, në përngjasim flitet për gastrite nga mos përtypja mirë e ushqimeve (kur kalojnë në stomak me nxitim copa relativisht të mëdha pa përpunim primar në kavitetin e gojës) nga trupa të huaj etj.
Njohja e faktit të kthimit në stomak të lëngut duodenal hap fushën e gjërë të kërkimit të gastritit, pas ndërhyrjeve kirurgjikale në këtë organ në këto raste ndodh dhe efekti i rikthimit të pjesëve më të poshtme të tij.

Klinika
Shenjat klinike vijnë mbas disa orësh ose në mënyrë të fshehtë (latente).
I sëmuri mbas ushqimit ankohet se ka rëndim dhe fryrje në epigastrum, ka përzjerje, gromësira e më vonë të vjella.
Tek këta të sëmurë mungesa e oreksit është e zakonshme me këtë lloj sëmundje.
Ushqimet e prishura që kanë shkaktuar sëmundjen mbeten në stomak të pa ndryshueshme deri sa më në fund nxirren me të vjella nga stomak.
Të vjellat përmbajnë mukus dhe gjak.
Në polpacionin e zonën e epigastriumit i sëmuri ka ndjeshmeri, gjuha e tij është e ngarkuar.
Sëmundja shoqërohet dhe me enterit me të prera barku (kolika intesinale) dhe diarreja mund të rëndojë më tepër gjëndjen e të sëmurit.
Në këto raste i sëmuri është në gjëndje të dehidratuar dhe mund ta ndjejë vetën keq, më pas fillojnë të dridhurat , dhimbjet e kokës, dhmbjet muskulare veçanërisht në pulpa.(krampë muskulare).
Anemia ose hemorragjia që ndonjeherë janë mjaft serioze bëjnë pjesë sipas intesitetit në komplikacionet e gastritit.
Diagnoza me gjëndjet kacerogjene shpeshherë i vështirë për një periudhë të caktuar sqarohet nga dekusori i sëmundjes i cili në rastë të  caktuara në gastrit shkon duke u përmirsuar.

Zhvillimi i sëmundjes
Gastriti akut nga ushqimet kalon vetë pa u mjekuar.
Më pak kujdës 1 deri në 2 ditë zhduken të gjitha shenjat.

Sot është gastroskopia që në mënyrë drejpëdrejtë kontrollon mukozës e stomakut, kur sëmundja shoqerohet me hemoragji kemi:

Gastrit eroziv ( hemoragjik-gërryes).
Ky shkaktohet në 20% të rasteve të episodeve akute të hemoragjisë por jo në të gjitha ato me gastrit eroziv pësojnë hemoragji akute.
Hemoragjia kronike përaqësohet me pozicionin e feçes për gjak okult dhe shfaqja e anemisë ferrodeficitare.
Të sëmurët nuk kanë ankesa veç një dhimbje të lehtë në epigastrum, nauza ose shqetsim të përgjithshëm.
Menjëherë na shkon mëndja tek përdorimi i aspirinës.
Për diagnozën bëhet endoskopia brenda 24 hr. të para.
Për të patur një pamje të mirë të mukozës bëhet më parë një lavazh nëpërmjet  një tubi të gjërë për të zbrazur stomakun nga gjaku.
Më rrallë shfaqet gastriti kronik eroziv është çrregullimi i rallë, karakterizohet me erozione multiple gastrite që acarohen e shërohen për një periudhë disa vjeçare.
I sëmuri ka anoreksi, ndonje dhimbje të lehtë epigastrite. Ka rënie në peshë, të sëmurët mund të kenë dhe hemoragji okulte.
Diagnoza vihet re dhe me ekzaminime me kontrast dhe me ekzaminime endoskopike (fibrogastroskopi).

Gastriti kronik jo eroziv
Vjen mbas dëmtimeve kimike dhe mekanike.
Në shumicën e rasteve mund të jetë shoqerues i një tumori ose ulçere të stomakut .
Mund të shoqerojë një sëmundje biliare ose një sëmundje të pankreasit.
Por mund të krijohet edhe pas një stomaku të rezekuar. Ky lloj gastriti shpesh shoqerohet me anemi, mund të shfaqet nga helmimet e brëndshme p.sh. nga uremija, nga staza në  zemrën e dekompozuar. Mund të kemi dhe gastrite alergjike.
Sëmundja shpesh shoqerohet dhe me anemi megalocitare.

Klinika
I sëmuri ka ulje të oreksit që vjen si pasojë e shtypjes në epigastrum.
Ka fryrje barku, diegie, të vjella, të përzjera.
Janë disa lloje ushqimesh të cilat provokojne sëmundjen e gastritit, ngjan me klinikën e sëmundjeve ulçeroze sidomos kur dëmtimet janë në pjesën antrale të stomakut në pilor.
Ndonjëherë të sëmurët kanë anemi e cila është shenjë e rëndësishme, në papalcion kemi një ndjeshmëri të veçantë në epigastrum.

Diagnoza
Bëhet duke futur gastroskopin dhe shikojmë mukozën e stomakut.
Diagnoza diferenciale bëhrt me ulçerën, me sëmundjet e pankreasit, hernia diafragmale dhe me kancerin e stomakut.

Mjekimi
Fillohet mjekimi me antibiotikë po qe se diagnoza dyshohet para operacionit.
Kur ka puse me ngjyrë të verdhë të errët entje të mureve të stomakut  bëjmë që të vendoset diagnoza.
Bëhet gastroektomi parcialenë disa raste bëhet drenimi i thjeshtë i barkut.
Vazhdohen antibiotikët dhe mbas operimit.
Diagnoza përcaktohet me anë të ekzaminimit endoskopik.
Mjekimi pa operacion, duke trajtuar me antibiotikë ka pasur efekt të mirë në disa raste
Kur i sëmuri referon që ka dhimbje në epigastrum, detyrë e parë është që të sëmurit t bëhet lavazh stomaku, duhet të pijë lëngje të ngrohta dhe tretësira fiziologjike.
Kur i sëmuri ka të vjella e lemë atë pa ngrënë më vonë i fillohet dieta duke i dhënë ushqime të buta që nuk e ngacmojnë stomakun duhet të eliminohet përdorimi i alkolit, të mjekohet anemia në rastet sekondare.
Në gastritin eroziv është shumë e vështirë të ndjehen rezultatet e mjekimit.
Shumë terapi që përdoren për ulçerat kanë efekt të mirë  përdoret dhe vagotomia dhe mjekimi me prednison, gjithmonë nëse terapia ulçeroze ka dështuar dhe simptomat e sëmudjes nuk janë qetësuar, anemia permicioze trajtohet me injeksione të vitaminës B12 një herë në muaj.