Kanceri pulmonar (kanceri i mushkerive)

Kanceri pulmonar ( kanceri i mushkërive)

kanceri i mushkerive

Përkufizim i përgjithshëm

Kanceri i mushkërisë është shkaku më i shpeshtë i mortalitetit, me një llogaritje prej 1.2 milion vdekje në vit.
Shkaqet kryesore të janë pirja e duhanit dhe rritja e niveleve të ndotjes së ajrit ( rritja e komponimeve dhe gazrave toksikë në ajrër).
Duhani është faktori kryesor për zhvillimin e këtij kanceri dhe përgjegjës për 90% të rasteve të kancerit pulmonar.
Radioterapia është një faktor risku për kancer të pulmonit në individë që janë rrezatuar për malinjanca të tjera.
Rast konkret është tek femrat të cilat janë trajtuar me radioterapi mbas heqjes së gjirit si rezultat i kancerit janë të predispozuar për të zhvilluar kancer të mushkërive nëse janë përdoruese të duhanit.
Përmirsimi i teknikave të rezatimit, kufizimi i dozave te radioterapisë  tek indet jo malinjë mendohet të jetë një nga rruget efikase për reduktimin e kancerit të pulmonit.

Klasifikimi i kancerit pulmonar

Kanceri i pulmonit klasifikohet

  1. Kancer i pulmonit me qeliza të vogla;
  2. Kancer i pulmonit  jo me qeliza të vogla.

Kancer i pulmonit  jo me qeliza të vogla klasifikohet

  1. Skuamoze;
  2. Adenocarcinoma;
  3. Kancer me qeliza të mëdha;
  4. Karciome atipike.

Simtomat lokale

  • Kolla, është e pranishme në 50-75% të pacienteve me kancer të tipit skuamozë dhe ata që prezantojnë kancer me qeliza të vogla për arsye të tendencës që ka formacioni për të kapur pemën bronkiale. Sekrecionet bronkiale mund të jenë të shpeshta në kancerin bronkoalvolar. Të dyja  tipet e kancerit shpesh shkakojnë një pneumoni mbas obstruksionit.
  • Hemoptizia raportohet ne 25-50% të pacientëve të cilat diagostikohen me kancer pulmoni. Ajo mund të shkaktoj asfiksi tek pacienti kur është sasi e madhe
  • Dhimbja e gjoksit është e pranishme në 20% të rasteve me kancer të mushkërive dhe evidentohet më shumë tek pacientët e rinj sesa ata të vjetërit.
  • Vështirësia në frymëmarje është një nga manifestimet e kancerit të pulmonit në momentin e dignostikimit dhe ndodh në 25% të rasteve.
  • Paraliza unilaterale e diafragmës mund të shkaktohet nga demtimet e nervit frenik dhe manifestohet jo shpesh me një frymemarrje të shkurtër. Prekja e plehurës mund të manifestohet si trashje e saj qe mund të manifestohet me dhimbje gjoksi dhe kolle. Pacientet në stadin e versamentit pleral konsiderohen të pakurueshëm dhe trajtimi është vetëm konservativ

Diagnostikimet

Metastazat ekstratorkale
Metastazat janë më të shprehura janë në hepar, surrenale në kocka tru.
Simtomat e metastazave hepatike janë të pazakonshme në stadet e hershme të tyre por mund të manifestohen klinikisht kur shfaqen anomalite e enzimave hepatike dhe metastaza evidente ne skaner.
Incidenca e metastazave hepatike është mjaft e lartë në dekursin e sëmundjes.

Metastazat kockore
Janë të shpeshta në kuadrin e kancerit pulmonar, dhimbjet e shpinës, të kraharorit ose të ekstremiteteve dhe rritja në serum e fosfatazës alkaline janë zakonisht të pranishme tek pacientët të cilët kanë meatstaza kockore.
Nivelet e kalciumit (CA) në gjak  mund të rriten si rezultat i dekstruksionit kockor ga metastaza, afërsisht  20% e pacientëve me kancer të pulmonit me qeliza të vogla kanë metastazë kockore në momentin e diagnostikimit.
Po të tilla metastaza janë evidentuar edhe në kancerin pulmonar me qeliza të vogla me një prevalencë 30-40%.

Hipërkalcemia
Në pacientet me kancer pulmonar mund të rritet në metastazat kockore ose në rastet më të rralla kur tumori sekreton një proteinë e cila aktivizon hormonin e paratiroides, calcitriolin ose citokinave të tjera duke përfshirë dhe aktivizimin e osteoklasteve
Simtomat e hipërkalcemisë përfshijnë anoreksinë nauzene të vjella konstipacinin pagjumësinë, dhe dehidratimin.
Konfuzioni dhe koma janë manifestimet e vona së bashku me IR dhe nefrokalcinozën.
Pacientët  simptomatik  të cilët kanë nivelin e kalciumit(CA) në plazëm 12mg/Dl ose më shumë kërkojnë trajtim që përshijnë hidratimin dhe biofosfanadet.

Fenomeni paraneoplazik
Disa kancere të mushkrisë mund të prodhojnë hormone ose substance të ndryshme të cilat duke kaluar në gjak shkaktojnë manifestime klinike të ndryshme në organizem edhe kur kanceri nuk është përhapur në indet e tjera të organizmit.
Këto manifestime klinike që shkaktohen në distancë nga vatra e kancerit janë quajtur fenomene paraneoplazikë sepse në bazë të të këtyre manifestimeve klinike mjeku evidenton kancerin e  pulmonit që në stadet e hershme të tij fenomenet paraneoplazike të tumorit nuk janë të lidhura direkt me invazionin, obstruksionin ose metastazën.

Manifestimet hematologjike

  • Anemia është e zakonshme në pacientët me kancer të mushkërisë dhe mund të kontribojë në lodhjen e pacientëve, ajo është evidentuar dhe në kuadrin e sëmundjes por evidentohet edhe mbas realizimit të kimioterapisë
  • Thrombocitoza është manifestimi i zakonshëm i kancerit të mushkërisë dhe është evident në rreth 15% të pacientëve në momentin e diagnostikimit
  • Eosinofilia është një fenomen i rrallë i kësaj patologjie  por raportohet në pacientët me karcinomë me qeliza të mëdha.

Karcioma me qeliza të vogla
Ka një prevalencë 13% tumori lokalizohet në qëndër ose në hilus.
Shumica kanë një përhapje ekstarpulmonare në kohën e prezantimit, vetëm 5% prezantohen në stadin terminal të sëmundjes, nuk këmi ndërhyrje kirurgjikale por trajtim me kimioterapi.

Adenocarcinoma
Përfshin edhe karcinomen bronkoalveolare, prevalence e këtij tumori është 38% nodul pulmonar solitary. Lokalizohet në periferi. Shpesh afer pleurës duke shkaktuar rrudhosje të saj.
Tumori shoqerohet dhe me metastaza.

Karcinomatoza me qeliza gjigande
Ka një prevalencë 10-20% dhe nuk diferencohet nëse është me qeliza skuamoze ose adenokarcinome.

Metoda të përcaktimit të tumorit

  • Skaneri mund të ndihmojë në konstatimin e qelizave të kancerit që në fazat fillestare duke ndihmuar në reduktimin e mortalitetit. Jep një informacion te saktë në lidhje me madhësinë, formën dhe pozicionin e tumorit, përcaktimin e fazave të tumorit, duke evidentuar metastazat tumorale në organet e tjera. Angiografia është procedurë e cila jep një informacion për fazat në përgjithsi dhe në vecanti për enët në afërsi të formacionit tumoral
  • Bronkoskopia na ndihmon për të parë në se patologjia është e vendosur në pemën trakeobronkiale dhe është element diagnostikues se me anë të tij mund të merret material për biopsi.
stadi TNM Përshkrimi Mbijetesa në % pas 5 vitesh
I T1-T2, T1=tumor me më pak se 3 cmT2=tumor më shum se 3 cm   60-80%
II T1-T2 N1 Mo N1=Metastaza në pulmon dhe bronkeMO=pa metastazë në distancë 25-50%
IIIa T3 NO-1 MO T3=Tumori i shtrirë Brenda në pleur murin torakal në diafragmë 25-40%10-30%
IIIb T4 T4=tumor që përfshin enët e mëdha të gjakut, trakenë, ekzofagun dhe kockat Më pak se 5%
IV M1 M1= metastazë në distancë Më pak se 5%

Trajtimet e tumorit të mushkërisë

  • Kirurgjia me lazer që synon të shkatërroj qelizat kancerogjene
  • Radioterapia e cila nëpërmjet radiacionit synon të shkatërroj qelizat malinje
  • Kimioterapia ka për qëllim shkatërrimin e qelizës malinje nëpërmjet preparateve të cilat injektohen ne venë.