Kanceri i zorrës së trashë
- Ø Përkufizim i përgjithshëm mbi sëmundjen
Është shkaku i dytë i vdekjes nga kanceri pas atij të mushkërive tek burrat dhe gjoksit tek gratë. Ka një përqindje të lartë në vendet perëndimore. Mosha e preferuar është rreth 60 vjeç ose më pak kur janë prezentë faktorë të cilët i hapin rrugë sëmundjeve. Është treguar mjaft mirë rëndësia e faktorëve përbërës gjenetikë ( p.sh. ndeshet më shpesh në disa popullsi të caktuara sesa në të tjera) përqindja e lartë në familjet me individë mbartës të poliposit familjar, çon në ndryshime të gjeneve RAS dhe P53 të kromozoneve 12 dhe atyre 17, si psh si cilësia dhe sasia e të ngrënit. Një ushqim i varfër me fibra vegjetale mund të favorizoj shfaqen.
( fibra duke i hapur rrugë një tranziti të zorrëve të përshpejtuar, ulin kohën e kontaktit të mukozës me karcinogjene,) kështu një dietë e pasur me yndyrna (kolesterol dhe nënproduktet e tij janë substanca me potencial karcinogjenik) dhe një dietë hipërproteina (kemi një ndryshim të florës së zorrëve me rritje të anaerobeve , të aftë të cilët mund të transportojnë kriprat e tëmthit në karcinogjene). Në bazë të faktorve të tillë etiopatogjenetikë, dallojmë një formë neoplazike kalorektale të trashëguar (HCRC).
- Në formën e parë hyjnë sindromat prekanceroze si FAP sindroma gardner e ai turcot e NHPCC me dy sindroma Lynch 1 dhe Lynch 2, e para paraqitet nga kanceri i kolorektal i trashëguar ndërsa forma e dytë shoqëron kancerin kolorektal me një tjetër neoplazi të shfaqur në vend (endometriumi, stomaku, trakti urinar)
- Nga pikpamja biologjike karcinomat e zorrës së trashë janë neoplazi në përgjithesi me potencial të vogël malinj, sidomos në moshë të avancuar. Kirurgjia nëse bëhet herët ka mundësi kurimi . lokalizimet e kancerit të zorrës së trashë janë 55-60% janë sigma dhe rektikumi. Nën profilin anatomo-patologjik paraqiten si masa që depërtojnë që vegjetojnë ose me ulçër
- Histopatologjia e tumoreve malinj të zonës ndahet në:
- Tumoret epiteliale. Adenokarcinoma paraqet rreth 85% të të gjithë tumoreve të zonës malinje të zorrës. Shkalla e malinjitetit lidhet me dallueshmërinë e qelizave neoplastike. Ndjekin, pra, adenokarcinomat mucinoza, karcinoma e epidermoide dhe karcinoma e pa dallueshme
- Tumoret jo epiteliale, leiomiosarkoma
- Tumoret karcinoide (të rralla) linfomat primitive.
Në bazë të dallimit cito-histologjik dhe numrit të mitozë karcinoma e zorrës mund të paraqitet me shkallë të ndryshme evoluese (Grading):
G1: e dalluar mirë
G2:thjesht e dalluar
G3: pak e dalluar.
Përhapja e sëmundjes mund të bëhet për vazhdimesi ( në të njëjtën zorrë në drejtim afër ose distal) për afërsi (në organet afër, në zorrën e hollë, fshikëzën e urinës, stomak, vaginë. prostat.përmes rrugëve limfatike, parakolike, intermede, mezentrike, përmes rrugëve të gjakut. Në historinë e saj natyrale të sëmundjes, kur nuk diagnostikohet për nga vonesat kemi të bëjmë me komplikacione të rënda ose shpesh ndërhyrje urgjente. Bllokimi akut, nën akut ose kronik përforacion, hemoragji, idronefozi si bllokim ureteral nga depërtimet ose nga shtypja neoplastike. Janë të mundshme dhe dhimbje akute të barkut nga peritoniti neoplastik, abcese parakolike dhe fistula të brënshme.
- Klinika
Sëmundja mund të filloj pa simptoma dhe shfaqet papritur me një nga komplikacionet e përshkruar. Pacientët arrijnë me rektorragji të përsëritur me ndryshime të lehta në zorrë dhe dhimbje barku. Mund të ketë humbje në peshë, anemi, kapsllëk nga masa dhe historia e episodeve të përsëritura akut bllokues.
- Diagnoza
Për të pasur një diagnozë fillestare ekzaminimi i scrëening më i thjeshtë është kërkimi i gjakut të fshehur në jashtëqitje. E rëndësishme është kryerja e një ekspozimi rektal në pacientin me simptoma dhe në pacientin pa simptoma. Me rrezik (70 % të tumoreve të rektumit janë të prekshëm me gishtin eksplorues). Rektosigmadoskopia është një kërkim i thjeshtë, i shpejtë dhe pak i bezdisur, lejon të studiohet pjesa rektale dhe sigmoideo me mundësinë e marrjes së biopsisë. Rruga e më tejshme diagnostikuese bazohet në klizmën e errët dhe në kolonskopi dhe marrjen e biopsisë. Me tu përcaktuar diagnoza pacienti duhet studiuar me TC dhe/ose RM, ekografi e barkut, ekografi trans-anale, shintigrafi e kockës.
- Stadi TNM në tumoret e kolonit.
TIS | Ca në citu |
T1 | Pushton në mukozë |
T2 | Pushton pjesën muskolare |
T3 | Depërton në nën sierozën në indet jo të peritoneumit |
T4 | Çan perintoncin ose pushton organet |
N0 | Mungesa e metastazave linfonodole |
N1 | 1-3 linfonodë perikolikë/perirektalë |
N2 | 4 ose më shumë linfonode perikolike/perirektalë |
N3 | Linfonodë në distancë |
M0 | Mungesa e metastazave në distancë |
M1 | Prania e metastazave në distancë |
- Stadet e tumorit
- Stadi A: rritja e masës tumorale e kufizuar në nën mukozë
- Stadi B1: rrritja e masës tumorale në kufinj e veshje muskolare: mungesa e metastazave linfonodole
- Stadi B2: depërtimi përtej veshjes muskolare deri tek veshja sierozoose në zorrën e trashë perirektale.
- Stadi C1: dpërtim në kufinjtë e paretit të zorrëve (barkut) me metastazat linfonodole
- Stadi C2: depërtim përtej paretit të zorrëve ose të barkut me metastaza linfonodole.
- Faktorët e tjerë të prognozës të rëndësishëm për tu marrë në konsideratë janë:
- Mosha ( agresivitet më i madh i tumorit në moshë të re)
- Shfaqja klinike: prognosi parashikimi më i keq në tumore që paraqesin komplikacine bllokues ose çarëse.
- Vëndi: mundësi më e madhe e përsëritjes lokale në tumoret e rektumit.
- Tipi histologjik: përqindja e metastazave linfonode ndryshon sipas dallimit histologjik
- Terapia
E vetmja terapi e vlefshme në karcinomën e zorrës së trashë është kirurgjia. Kimioterapia ka rolin e një terapie ndihmëse ose si e vetmja terapi në fazën më të avancuar të sëmundjes. Radioterapia është e nevojshme në karcinomën e rektikumit. Në karcinomat e rektikumit të poshtëm radio-kemioterapia para operacionit ka dhënë rezultate të mira në doënstaging e tumoreve të avancuara duke pakësuar masën e duke lejuar të behën ndërhyrje radikale me shpëtimin e muskulit shtrëngues.
- Terapia kirurgjikale
Një pastrim i përshtatshëm i zorrës dhe një profilaksi antibiotike janë bazë për pakësimin e komplikacioneve septike, për të kufizuar përqindjen e përsëritjeve neoplaike. Është e rëndësishme që në kirurgjinë e kolon-rekto të respektohen rregullat e mëposhtme, seksioni kirurgjik duhet të bjerë në mënyrë distale të paktën 5 cm nga tumori edhe pse për rektumin e poshtëm do të ishte e mjaftueshme 1 cm.