Hepatiti kronik
Përkufizimi i përgjithshëm i sëmundjes
Hepatiti kronik përkufizohet si inflamacion qelizes hepatike që përsiston më më shumë se 6 muaj.
Biopsia e mëlçisë është metoda më efikase:
- Për të përcaktuar shkakun;
- Për të konfirmuar diagnozën;
- Dhe mund gjithashtu mund të demostrojë prezencën e cirrozës;
- Njohja e shkaqeve të hepatitit është e nevojshme për të vlersuar prognozën.
Duke u bazuar në kriteret klinike është e vështitë të përcaktohet qartë në se është një hepatit kronik apo një hepatik akut.Pacientet në përgithsësi janë asimptomatik kanë transaminaza më të ulta se ata me hepatit akut.
Diagnozën e përcakton biopsia hepatike
- Hepatiti kronik karakterizohet nga infiltrimi i traktit portal nga qelizat inflamatore, keto qeliza janë kryesisht qeliza mononukleare si limfocitet, monocitet, dhe plazmocitet. Hepatiti kronik konsiderohet i formës së lehtë kur ky infiltrat kufozohet në sistemin portal. Hepatiti quhet i formës të moderuar dhe të rëndë kur filtrati shtrihet brënda në parenkimë dhe kur përhapet në trajtë urash në drejtim të venës centrale.
- Hepatiti akut nënkupton një infeksion që zgjat jo më shumë se 6 muaj përfundon me një kthim normal të funksionit dhe strukturës hepatike ose mund të përfundojë më një progresion të shpejtë në drejtim të nekrozës me një ecuri fatale për disa muaj
Klasifikimi
Klasifikimi i hepartiti bazohet:
- Në shkaktarin etiologjik përgjegjës për sëmundjen;
- Në gradën e dëmtimit përcaktuar kjo nga numri dhe lokalizimi i qelizave inflamatore që evidentohen në biopsi;
- Stadi i sëmundjes përcaktohet nga përhapja e infeksionit;
- Shkalla e prishjes së fibrozës;
- Prishja e arkitekturës lobulare nga fibroza;
Shkaqet
Hepatiti B dhe hepatiti C janë shkaqet më të shpeshta të hepatit kronik.
Së bashku ato janë përgjegjëse për shkaktimin e heparit në me shumë se 75% të rasteve në botë.
Hepatiti kronik C ka një propabilititet më të lartë për të manifestuar cirrozën hepatike në krahasim me hepatitin B.
Hepatit kronik autoimun shkaktohen me mekanizma imun.
Mendohet që limfocidet T janë difektoze dhe në këto kushte të krijohen autoantikorpe të cila drejtohen kundër antigjeneve të qelizave hepatike duke e shkatërruar atë individ.
Hepatiti kronik autoimun është zakonisht një sëmundje progresive e cila përfundon në cirozë por mund të variojë nga forma më të lehta deri në ato më të rënda.
Mjaft nga pacientët janë gra të reja por dhe gratë në menopauzë por dhe meshkujt mund të shfaqin sëmundjen. Vetëm në pak raste është raportuar që shoqerohet kjo situatë me kancer primar hepar të mëlcisë.
Hepatiti kronik D zakonisht shkaktohet nga një infeksion i vendosur i virusit D në rastet me hepatit B. Ky hepatit është mjaft agresiv ka një ecuri drejt cirrozës.
Medikamentet të cilat induktojnë hepatitet janë pak të tilla si izionazidi që përdoret për TBC aldometi për HTA, nitrofurantoina për infeksionet urinare, fenotoina për çrregullimet konvulsive, kur përdoret për një kohë të gjatë mund të japin në raste të rralla hepatit kronik. Ndërprerja me medikamente përpara cirrozës ka bërë regredim të situatës.
Etiologjia | Anamneza | Testet laboratorike |
Hepatiti B | Rruga e transmetimit, origjinë seksuale (homoseksualët, prostitucion) nga nëna tek fëmija infuzionet IV | Prania e antigjeneve (Hbs Ag) ose e antigjeneve të bërthamës HbcAg dhe antikorpeve kundër virusit të hepatit B |
Hepatiti autoimun | Hemotransfuzion, marrje e substancave IV, tatuazhet, partneri me hepatit C, marrësit e organit të transplatuar në se donatori është HCV + | Imunoglobinat, antikorpet, antinuklearët, dhe antikorpet ndaj muskujve të lëmuar. |
Hepatiti medikamentoz | Përdorimi i zgjatur i medikamenteve sidomos izionazidi, nitrofurantoina, antiinflamatorët jo steroidë, sulfamidët.
|
Asnjë |
Sëmundja Ëillson | Sëmundja ëillson një çrregullim familjar që manifestohet klinikisht.
Anamneza familiare , simptoma neuropsikiatrike në fëmijë ose të rinj janë elementë ndihmës në diagnozë. |
Rritja e nivelit të bakrit në urinën e 24 orëve të dhënat e biopsisë komfirmojnë rritjen e nivelit të sasisë së bakrit në hepar.
Sasia e Ba tolal është normal ose lehtësisht e ulur ndërsa % e bakrit jonik është e lartë. |
Steatohepatiti jo alkolik | Obeziteti , i cili shkaktohet nga rritje në peshë diabeti, kortikolesterolet. | Hemoglobina glukozuar. Eko abdominale evidenton hepatosteatozën. |
Manifestimet klinike
- Lodhja
- Nauzë
- Humbja e oreksit
- Mialgjira
- Atralgjira
- Diskomforti në pjesën e sipëërme abdominale
Janë manifestimet më të shpeshta të hepatit kronik
Çrregullimet në organet e tjera si:
- Tiroide (tiroiditin)
- Intestinë
- Arikulacione ( atralgjira)
- Në vaza ( vaskulitin)
- Veshkë ( glomeronefritin)
- Zemër ( SiZ)
- Lëkurë ( psorias)
Mund të ndodhin në 20% të pacientëve pavarsisht nga shkaktari i hepatitit kronik
Trajtimi
Interferoni është trajtimi më i suksesshëm për hepatitin B, C dhe D.
Trajtimi është i sukseshëm për reduktimin e inflamacionit dhe demtimit hepatik të shkaktuar nga viruset.
Është evidentuar që trajtimi ka rezultat në 25-30% të rasteve duke shmangur në ketë mënyre dhe cirrozën.
Trajtimi bëhet tre herë në javë intravenoze për një periudhë për 6 muaj për të shmangur efektet anësore si flu-like ( të ngjashëm me gripin), temperaturë, depresioni, rënie e flokëve, nauza , të vjellat.
Analiza e gjakut duhet të kryen periodikisht gjatë trajtimit dhe biopsia hepatike duhet të kryhet si para dhe mbas trajtimit.
Lavimudina një preparat i ri i cili po përdoret sot me efikasitet kundër virusit të hepatit B (HBV) madje e kombinuar me interveronin.
Gjatë trajtimit me interferon duhen patur parasysh disa rrethana:
- Analizat biokimike duhet të jetë normal
- Pacienti nuk duhet të marrë alkol
- Nuk duhet të jetë i sëmur më AIDS
- Pacientët nuk duhet të trajtohen kur kanë prekje të organeve të brëndshme
- Pacientët të cilët janë në periudhën e konceptimit
Vaksina për hepatitin B duhet tu jepet të gjithëve që ekspozohen ndaj kësaj sëmundje sipas rregullave plotësisht të përcaktuara.
Të gjithë gratë shtatëzane duhet të testohen për hepatit B.
Mbartëset e hepatitit B të pavëmendshëm ndaj këtij fakti që janë të infektuara mund të kalojnë tek fëmijët e tyre virusin ose tek partneri gjatë kontaktit seksual
Të gjithë të lindurit duhet të vaksinohen për hepatit B. Sëmundja bëhet e rrezikshme kur shfaqet cirroza.
Më shumë se 50% të pacientëve jetojnë më pak se 15 vjeç që nga momenti i diagnostikimit dhe kjo shifër është vazhdimisht në rritje.
Terapia me steroide përdoret vetëm në sëmundjet autoimune por kjo terapi vazhdon për tërë jetën nuk mund të prevenojë zhvillimin përfundimtar drejt cirrozës
Po bëhen tentativa për të parandaluar rekurencën e shfaqjes së hepatitit në mëlçinë e transplatuar në rastet e hepatitit C, autoimun apo në rastin e hepatit B kur virusi është prezent.
Trajtimi më i rëndësishëm për hepatitin B është parandalimi.