Asma (asthma bronkiale)

Asma ( asthma bronkiale)

asma

Asma përkufizohet si një sëmundje kronike pulmonare që karakterizohet nga inflamancioni i rrugëve të frymëmarrjes si pasojë e një reagimi të pemës trankiobronkiale ndaj stimujve të ndryshëm.

Kjo manifestohet psikologjikisht me ngushtimin e kalimit të ajrit në pemën pulmonare e cila mund të kalojë spontanisht ose nga terapia e përdorur dhe manifestohet klinikisht me:

  1. Dispne paroksistike;
  2. Kollë;
  3. Respiraion vershellues.

Shkaqet e asmës ngelen shpesh të panjohura por është një sëmundje që influencohet nga faktor ambiental. Eksopozimi ndaj alergjeneve indor si insekteve të ndryshme si kafshë shtëpiake, kërpudhave të ndryshme janë faktor risku për ndotjen e ambientit të jashtëm dhe acarimin e pemës trakeobronkiale.
Obesiteti shoqerohet me një incidencë të madhe për asmën bronkiale.
Disa agjentë infeksioze si disa viruse gjendje të tilla si refluksi gastroezofagal dhe ekspozimi ndaj gazeve dhe tymrave mund të shkaktojnë  bronkospazma akute bile edhe në pacient pa asma bronkiale.
Asma bronkiale ndodh në të gjitha moshat por predominon në moshat e vogla.

Eksistojnë dy tipe të asmës:

  • alergjike;
  • idiosynkratike;

Asma alergjike shoqërohet shpesh me histori familjare apo personale për sëmundje alergjike si:

  • rhitnitis;
  • urtikarie;
  • ekzema;
  • me reaksione kutan pozitiv.

Pacientët  të cilët nuk prezantojnë histori familiare për alergji kanë teste negative të lekurës nuk kanë IgE të larta manifestojnë tipin e asmës idiosynkratike.
Në përgjithsi asma që zhvillohet në moshë të vogël ka tendenca të jetë me komponentë alergjik ndërsa ajo që zhvillohet në moshët e mëvonshme ka tendencë të jetë me komponent jo alergikë ose të ketë etilogji mikse.

Patogjeneza
Inflamacioni i bronkeve është mekanizmi kryesor patogjenik përgjegjës për asmën.
Në pacietët me asmën bronkiale në murin e bronkut grumbullohen nje numër i madh qelizash inflamatore.
Ndërsa epiteliumi i bronkeve infiltrohet nga euzinofilet qeliza mastocite limfocitet T.

Të gjitha këto qeliza prodhojnë mediator të shumë të cilët shkaktojnë ndryshime të rëndësishëm në pemën bronkiale që karakterizohet:

  1. Hipërplazi dhe hipërtrofitë muskulaturës të lëmuar;
  2. Edeme të bronkut;
  3. Rritje të depozitimeve të përbëesve të indit lidhor.

Më vonë shkaktohet jo vetëm trashje të murit të bronkut por edhe ngushtim limenit të tij të shoqëruar me vështirësi të aktit të frymëmarrjes

Diagnoza

Triada kryesore:

  1. Vështirësia në frymëmarrje;
  2. Dispne kronike;
  3. Kollë kronike.

Asma është një sëmundje episodike me acarime akute si dhe me periudha të qeta jashtë simptomave.
Zakonisht ataket janë të shkurtra me minuta deri në orë dhe mbas atakut pacieti dukët se është i shëruar komplet.
Megjithatë ka pacietë që manifestojnë disa shkallë të obstruksionit në ditë.
Kjo njihet me emrin si status asthmatik, krizat shfaqen zakonisht natën.

Të sëmurët kanë shpesh:

  1. Takipne;
  2. Tatikardi;
  3. Hypertension sistolik të moderuar.

Mushkëritë janë mjaft të tendosura me një diameter anteriposterior të rritur, në se kriza zgjat shumë dhe është shumë e rëndë.
Muskujt ndihmës respiratorë tkurren në mënyrë të dukshme dhe zhvillohet pulsi paradoksal.

Mbarimi i krizës shoqërohet:

  • me kollë;
  • me nxjerrjen e gëlbazës të trashë, viskoze.

Embolia pulmonare
Episode të përsëritura të  dispense në qetësi të dhëna për burimin e embolave hemoptizia.

  • Dhimbja e kraharorit;
  • Takikardia;
  • Takipne.

Në rastet e bronkitit kronik .
Të dhëna anamnestike të ndihmojnë sepse këta pacientë kanë një kollë mbi tre muaj ndërsa në rastet e emfizemës të mushkërisë, dispnea.
Shfaqet gradualisht, shfaqet në sforcime fizike she në stade të avancuara shoqerohet dekompesim kardiak.

Në pneumonite parenkimale

  • Shfaqet në sforcime të lehta, dispnea;
  • Kollë e thatë;
  • Rale krepitante në inspirim në bazat e mushkërisë;
  • Temperaturë;
  • Anoreksi;
  • Rënie në peshë.

Elementë që konfirmojnë diagnozën:

  • Ekzaminimi i gëlbazës dhe prania e euzinofileve na ndihmojnë për diagnozën;
  • Reaksione kutane positive konfirmojnë praninë e alergjisë në shkaktimin e saj;
  • Radiografitë e mushkërive evidentojnë një zgjerim të kraharorit por kjo nuk ka vlerë diagnistikuese;
  • Diagnoza e asmës vlerësohet nga demostrimi i obstruksionit të pemës bronkiale të dhëna që merren nga spirometria.

Trajtimet me anë të medikamenteve
Trajtimi bazë mbështetet në kortizoniket në trajtë inhalacionesh .
Bronkodilatatorët përdoren për të kontrolluar simptomat.
Inhibitorët e leukotrinave janë tregues të efekshëm si terapi ndihmëse por nuk zëvendësojne kortikosteroidet.

Trajtimet me medikamente ndahen në dy grupe:

  • Medikamente të cilat frenojnë kontraktimin e muskulaturës së bronkeve;
  • Medikamente dhe agjentë të cilat prevenojnë ose ndryshojnë inflamacionin.

Medikamentet të cilat shkaktojnë dilatacion të rrugëve të frymëmarrjes ndërmjet stimlimit të receptorve beta adrenergjik janë:

  • Katekolaminat;
  • Resorkinolet;
  • aligeninat;

Katekolaminat si epinephrine isoproteneroli janë efektive vetëm kur japin inhalacion ose rruge parentale.
Inhalacioni është rruga e preferuar sepse lejon efekte maksimale bronkodilatatore dhe efekte anësore të pakta.

Gjatë trajtimit me këto preparate duhet të vëzhgohet:

  • Ritmi zemrës;
  • Si dhe tensioni arterial sepse kanë efekte të konsiderueshme kronotrop dhe inotrop pozitiv në zemër.;
  • Rezorzinat më të përdorshme janë metaproteneroli dhe terbutalina;

Saligenina më të pëedorshme është s albutamoli ka efekt beta stimulues të mirë dhe një kohëzgjatje të veprimit.
Prandaj mund të përdoren dhe në rrugë orale.

Në format kronike.
Përdoren kur mjekimi i mëparshëm nuk ka dhënë rezultat ose kur janë shtuar recidivat e krizave.
Për rastët akute duheet dhënë një dozë e hidrokortizolit  4mg/kg, të shoqeruar mbas disa orësh me një dozë 3mg/kg cdo 6 orë.

Duhet theksuar që efekti i kortizonikut nuk është i menjëhershëm prandaj duhet të jepen:

  • Bronkodilatatorë;
  • Mbas 24-72 orësh të kalohet në dhënien e kortizolit nga goja

Kohët e fundit po përdoren me sukses inhalacionet me kortizonik.

Preparatet më të përdorshme janë beklometazoni, budesonidi.

Këto preparate kontrollojnë:

  • Inflamacionin;
  • Lehtësojnë prevenimin long term të simptomave;
  • Reduktojnë nevojën për glukokortikoidet orale.