Tumori i veshkave
- Përkufizim i përgjithshëm
Tumoret e veshkës janë tumore të cilat prekin parenkimën renale janë të ndarë në beninj dhe malinj. Në grupin e parë futen adenomat renale, onkocitomat, angiomiopomat dhe tumore të tjerë më të rrallë.
Adenoma është një dëmtim zakonisht i vogël, i mirë diferencuar që prek kortikalen e veshkës. Duke qënë asiptomatik, gjetja e tij është shpesh rastësore. Pastaj nuk ekzistojnë kritere klinike as histologjike në gjëndje për të diferencuar adenomën renale nga karcinoma renale. Ky konsiderohet klinikisht si një stad i parakohshëm i karcinomës renale.
Onkocitoma ka një vijueshmëri klinike të ndryshueshme. Janë lehtësisht të diferencuara nga adenokarcinomet edhe nga pamja makroskopike. Është e mbuluar nga një kapsulë fibroze e mirë përcaktuar që vetëm rrallë pushtohet nga veshjet neoplazike.
Angiomiolipoma është tumor beninj shumë i rrallë i gjetur më shpesh në pacientë të prekur nga skleroza tuberoze (adenome, sebace, epilepsi dhe zhvillim i vonuar mendor). Janë dëmtime jo të kapsuluara, ovale, në gjëndje që të prodhojnë një entje të kapsulës së veshkës dhe të zgjerohen drejt zonës perirenale, duke përfshirë dhe limfonodujt tek organet pranë. Histologjikisht përbëhen nga qeliza adipoze, nga veshje muskulore e nga enë gjaku.
Trajtimi lidhet me faktin e pranisë së përbërsit vaskular, ndërimit të tyre, të përcaktimit dhe shkallës së rëndësisë së simptomave: montorimi bëhet me ekografi, ose TC në rastet asimptomatike, nefrektomia parciale, embolizëm i zgjedhur i arteries veshkore, previa arteriografia edhe nëse ka simptoma të moderuara ose kur tumori është në dimensione të konsideruaeshme.
- Karcinoma renale (veshkore)
Midis tumoreve malinje më të shpeshta është dhe karcinoma veshkore ose hipërnefroma. Godet kryesisht seksin mashkull në dekadën e V-VI të jetës. Është një tumor me origjinë epiteliale dhe e merr fillimin nga tubulat renale. Makroskopisht mund të shfaqet si një majë nyjëzore, shumëngjyrëshe, cistike ose pseudocistike me ngjyrë të verdhë në portokalli, brenda së cilës është e mundur të shihen zona nekroze. Shpërhapet drejt kapsulave veshkore e shtresës dhjamore perirentale duke shkuar drejt venës renale.
Jep metastaza në mushkri, sistemin kockor, sistemin hepatik, limfonoduj, mbiveshkë e në nivelin e veshkës tjeter duke ndjekur rrugën hepatike, limfatike ose për continuitatem. Simptomatologjia tipike e prezantimit të karcinomës veshkore shfaqet shpesh në faza të avancuara tashmë dhe megjithatë në vetëm 10-15% të rasteve. Kështu është e nevojshme një diagnozë e parakohëshme, gjetja e shenjave dhe simptomave të provokuara nga rritja e masës neoplazike e nga prania e lokalizimit sekondar si temperaturë e vazhdueshme , hematuri, hipërtension, hipërkalcemi, prania e sindromat paraneoplazik. Shpesh pacienti shfaq anemi.
- Ekografia e veshkave rezulton e dobishme në identifikimin e masës për të përshkruar morfologjinë dhe konsistencë. Megjithatë e nevojshme është të bëhet testi TC ose RM për të vlersuar shkallën e infiltracionit lokal, përfshirjen limfonodulare, metastazimin faktike në distancë. Parashikimi është i lidhur me përcaktimin e masës të enëzimit, infiltracionin kapsular dhe të organeve afer.
- Terapia
- Duhet patjetër ajo kirurgjikale sepse karcinoma veshkore është hormon, kemio dhe radio rezistent. Konsiston në largimin e masës tumoriale (kirurgji konservative) ose të të gjithë veshkës (neurektomia radikale).
- Dhe në rastet nefrostatike, nefrektomia zëvendëson një zgjedhje teraupetike ndërsa heqja e masës tumorale primitive konfirmon shpesh një përmirsim të kushteve të përgjithshme dhe të një reagimi të sistemit imunologjik të pacientit.
- Në rastin e neoplazisë polare ose mediorenale në (në mes të veshkës) në përmasa modeste është shpesh i mundur aplikimi i kirurgjisë konservative me heqjen e një kuote modeste të veshsjes së parenkimave të shëndosha. Ky procedim nuk imponohet kurse në rastet e pashpresa.
- Terapia kirurgjikale e karcinomës renale është në gjëndje të sjellë një shërim me një rreth (70-80% në 5 vitet e para) kur tumori është kapur shpejt e nuk ka lëshim të metastazave ose nuk ka prekur organe të tjera në afërsi. Megjithatë për shkak të simptomatologjisë së heshtur shumë raste nuk diagnostikohen në kohë por më vonë dhe disa rastësisht me anë të ekografisë abdominale.
- Neoplazitë uroteliale
- Tumoret uroteliale ose karcinoma me qeliza tranzicionale ndërtohet nga një grup heterogjen i neoplazisë që paraqet një sjellje të cuditshme dhe një histori të ndryshme natyrale. Mund të takohen në cdo nivel të rrugëve ekskretuese por në pjesën më të madhe të rasteve, grumbullohen në fshikëz duke qënë tepër të rrallë gjetja e tyre në nivelin e pelvisit renal e të ureterit. Shpërthimi i këtyre neoplazive lidhet me faktorët ambientalë, llojin e punës, mënyra e të jetuarit.
- Në momentin e parë rreth 70% të tumoreve urotelialë prezantohen si një neoplazi sipërfaqësore.
- Shënjat e para të fillimit më të zakonshme të kancerit të fshikëzës të pranishëm në 90% të pacientëve janë hematuria mikroskopike, shpesh rekurrente me gjak të kuq fluid ose iks i mpiksur. Simptomat irrituese si urgjenca për urinim, dizuria, janë më pak të shpeshta. Trajtimi konsiston në rezeksionin me rrugë endoskopike
- TURBT ( Trans-Uretral-Resection of bladde tumor)
Edhe pse urotelioma paraqet tendencë në rritje të përsëritjes së saj, rezeksioni i fshikëzës transuretale ndiqet nga cikli i kmioterapisë endofshikzale dhe nga monitorimi ekografik dhe endoskopik.
- Në rastet e neoplazisë muskulare invazive për motive radikale onkologjike është e përshtatshme të bëhet një ndërhyrje kirurgjike cistektomie radikale në vazhdim të së cilës vazhdueshmëria e rrugëve ekskretuese sigurot nga devijimi urinar.
Kur është e mundur përdoret zorrë për formimin e një neovezike ortotopike, falë së cilës pacienti urinon në uterin e tij me avantazh për të përmirsuar cilësinë e jetës.
- Vec të tjerash mundet dhe anastomozimi i pjesës së izoluar intesinale, mbështjellë nga neovezika me një stomi dhe në këtë rast në bazë të teknikës kirurgjikale, neovezika mund të ketë funksionin e serbatorit urinar (boshatisja do të vijë nga autokateterizimi ) ose anastomozimi i ureterit direkt në lëkurë.