Kanceri i pankreasit

Kanceri i pankreasit

kanceri i pankerasit

Përkufizim i i përgjthshëm  i sëmundjes
Kanceri i pankreasit  më i shpeshtë është adenokarcinoma, me prerardhje nga duktuset pankreatike.
Më rrallë është  adenokarcinoma  nga qelizat e acinuseve.

Nga pikpamja klinike paraqitet në dy forma:

  1. Kanceri i kokës së pankreasit
  2. Kanceri i trupit dhe bishtit të pankreasit

Kjo sëmundje prek më shpesh burrat se sa gratë, sipas raportit  2 me 1, prek të gjitha moshat dhe indiçensat  rritet  ndjeshëm  pas  moshave  60 vjeç.
Kanceri i kokës së pankreasit  prek më shumë se 70% të rasteve, ndërsa  ai i  trupit  të bishtit  rreth 10%.
Kanceri zë fill më tepër  nga  qelizat  kanalikulare se sa nga ato acinoze.
Format, madhësitë vendosja e tumoreve të pankreasit janë nga më të ndryshëmet.
Nganjëherë duke dalë në sipërfaqe të organit ai vihet re më mirë në dukje por jo rrallë i gjendur në thellësi apo i përhapur në mënyrë të barabartë nëpër gjëndër.
Ka tumore të vogla të cilat bllokojnë  kanalin e koledokut, pikënisja e tyre është e shpeshtë herë rreth papile Vateri.

Etiologja
Faktorët ekologjike janë akoma të panjohur.
Por, faktorët e rrezikut, predispozues për këtë sëmundje mund të jenë:

  1. Alkoli
  2. Duhani dieta ushqimore
  3. Kafeja
  4. Agjentët kimikë, pankreatit kronik
  5. Diabeti i sheqerit.

Klinika
Fillimi i sëmundjes është i ngadaltë, me këputje trupore, anoreksi, çrregullime të tretjes, rënies në peshë.
Në tablonë klinike mbizotëron ikteri në sklerat, lëkurë, dhe mukozë, pruriti, rrallë subflebrilitet apo temperaturë duke iu referuar këto viteve të fundit metastazave në hepar kanë të përzjera dhe të vjella. Dhimbja nuk është tipike për kancerin e kokës së pankreasit ndërsa është kryesore për atë të bishtit dhe të kokës.
Materialet e fekaleve janë shpesh të çngjyrosura, në ngjyrë gri në bardhë dhe shpesh diarretike.
Urina është shpesh ngjyrë e çelët si çaj apo birrë për shkak të pigmentëve apo kriprave biliare.

Dhimbja mund të jetë shpesh në tre forma në: dhimbje gastrite, e cila përhapet në regionin lumbar, dhimbje në hipokondritin e djathtë me përhapje në shpatullën e djathtë, duke imituar kështu një kolibë biliare dhe  dhimbje proksismale rreth umbelikusit, e cila përhapet në formë brezi në të dyja hipokondret, në shpinë dhe përpara në kraharor.
Karakteristikë është se dhimbja qetësohen me aspirinë, paracetamol, dhe fillon më parë ikteri, pastaj dhimbja e temperatura ( ndryshe nga kalkuloza biliare).

Mëlcia paraqitet e zmadhuar me sipërfaqe të lëmuar, e padhimbshme ose pak e dhimbshmegjatë palpimit në rastin e metastazave në preken noduj.
Fshikëza e tëmthit është e zmadhuar, e tensionuar, e padhimbshme ose pak e dhimbshme, në palpim të thellë mund të preket masa tumorale.
Në gjakun periferik konstatohet një anemi e lehtë, eritrosedimentacion i lartë dhe leukocitoz, rritje e bilubinës në shifrat të larta deri në 20-30 mg%, përshkak të ikterit verdinik( i gjelbër i errët) që kanë këta pacientë, rritje e kolesterolit, rritje e fosfatazës alkaline, feçe gjak okult pozitiv, në disa raste rritje e diagnozëz pozitive, rritje e lehtë e glicemisë, ulje e nivelit të albuminave.
Metastazat janë karakteristike për kancerin e trupit të bishtit, ato prekin fillimisht mëlçinë, nyjet limfatike dhe më pas mushkërinë.

Diagnoza pozitive

Në përcaktimin e saktë të diagnozës ndikojnë:

  • Të dhënat anamemzike
  • Klinike
  • Laboratorike
  • Gjurmuesit tumoralë  dhe ekzaminimet instrumentalë.

Antigjeni karcino-embrional (CEA)  ka ndeshmëri të ulët, rezulton pozitiv në stadet e avancuara të sëmundjes po ashtu dhe alfa-fetoproteina ka ndjeshmëri të ulët.

Antigjeni onko-fetal pankreatit është më specifik për këtë sëmundje. Në ekzaminimet instrumentale, grafia direkte abdominale dhe reliev të çrregullt të mukozës në D2. Ekografia vë diagnozën që në stadet e hershme të sëmundjes.

Tumori konstatohet që në stadet e hershme të tij kur diametri i tij është rreth 2 cm. Duktusi virsung është i zgjeruar. Në rast se ikteri është i pranishëm do të vihen re zgjatimet të rrugeve biliare intra dhe ekstar hepatikë, fshikëza biliare e tensionuar.

Mungesa e zgjerimit të rrugëve biliare nuk përjashton një ikter obstruktiv. Metastazat në mëlci duken si zona hipërekogjene ose në formën e kapeles meksikane. Specifitet për vënien e diagnozës ka edhe ultrasonografia endoskopike. Ektomografia kompiuterike (skaner) ka epërsi ndaj ektomografisë së zakonshme kur i sëmuri ka meteorizëm.

Në ekzaminimin me kontrast tumori ka densitet të ulët. Rezonanca manjetike ka po ato përparësi si skaneri. Prognoza e sëmundjes është jo shumë e favorshme.

Mbijetesa pas diagnostikimit është rreth 4-7 muaj.

Diagnoza diferenciale
Kur shfaqet me iktër, për kancerin e kokës së pankeasit, diagnoza diferenca është ajo  e iktereve të tjera por duke parasysh dy sëmundje kryesore që japin ikter mekanik:
Kalkuloze e rrugëve biliare ekstrahepatike dhe kanceri i këtyre rrugëve. Përveç këtyre nuk duhen harruar edhe kolostaza e zgjatur nga hepatiti epidemik.

Carcinoma e trupit dhe e bishtit: kur preken masa, duhen dalluar  nga kancera të stomakut, zorrës dhe veshkës por duhet kujtuar edhe aneurizi i aortës.

Ka raste të rralla që duhet bërë diagnoza diferenciale e splenomegalive.diagnoza me pankreatitin kronik shpesh herë nuk është fort e thjeshtë edhe gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale

Mjekimi
Është kirurgjikal. Në pamundësi të heqjes së tumorit, rekomandohet ndërhyrje paliative.
Kështu shpesh bëhet  anastomozë koledoko-auodenale.
Në raste të rralla përdoret kimioterapia e kombinuar me radioskopi.
Për të qetësuar dhimbjen, jepen anagjezike ose opiatë. Për pruritin jepet metiltestosteron.

Leave a Reply